Nga Geron Kamberi – Në ditët e sotme teksa jemi të pushtuar nga lajme të shumta mbi zhvillimet në Europë, Amerikë Azi ,Afrikë, Amerikën e Jugut apo Lindjen e Mesme , shpesh shumë analiza përpiqen ti shpjegojnë ato me dallimet në aspektin social ekonomik mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
Ky dallim apo ndarje mes ketyre vendeve është përkufizuar tashmë me një term që ka hyrë në terminologjinë ndërkombëtare e historianëve të ekonomisë, me togfjalëshin ” Ndarja apo Dallimi i Madh”( Great Divergence).
Ndarja apo Dallimi i Madh (Great Divergence) ose Mrekullia Europiane(European Miracles) është një term që lidhet me ndryshimin socioekonomik , ku Europa Perëndimore së bashku me ngulimet e saj që kishte krijuar në Amerikën e Veriut dhe Australinë, kapërceu kufizimet e mangësitë e saj të zhvillimit dhe doli gjatë shekullit të 19-të si qytetërimi më i fuqishëm dhe i pasur botëror. Nē këtë mënyrë ajo la pas qytetërimet të cilat më parë kishin qenë mbizotëruese ose të krahasueshme me të, vecanërisht në Azi, sic ishin ato të Kinës Perandorake të Dinastisë Qing, Indinë e Perandorëve Mughalë, Perandorinë Osmane, Iranin e Dinastisë Perse Safavid dhe Japoninë e Shogunatit Tokugawa.
Në fund të viteve 80 të shek 20, termi filloi të rivalizonte me termin Përputhshmëria e Madhe ( Great Convergence) pasi atëherë shumica e vendeve në zhvillim si Kina India, Brazili, Singapori, Koreja e Jugut filluan të arrinin norma të larta të rritjes ekonomike duke synuar të mbushnin këtë ndarje apo dallim.
Teksa jam përpjekur të ofroj një histori të këtij termi e përmbajtjes së tij, mund të kuptohet se debati e rivaliteti i sotëm në nivel global si rrjedhojë e këtyre qasjeve të zhvillimit ekonomik, ndoshta do të përbëjë thelbin e shek 21…..
ORIGJINA E TERMIT …NGA SHKOLLA E HISTORISË EKONOMIKE të KALIFORNISË
Shkolla e Historisë Ekonomike e Kalifornisë (The California School of Economic History) është një rrymë mendimi ekonomik që ka një qasje të veçantë ndaj historisë ekonomike të botës së hershme moderne. Mbështetësit më të njohur të kësaj qasje përfshijnë autorë të tillē si Kenneth Pomeranz, Roy Bin Wong, Jack Goldstone, James Z. Lee, Feng Wang, Dennis Flynn, Robert B. Marks, Andre Gunder Frank Jack Goody, si dhe John M. Hobson. Emri i kësaj qasjeje vjen për shkak se shumica e këtyre studiuesve punonin në Universitetet e Kalifornisë.
Elementet kryesore të analizës së tyre janë se gjatë periudhës nga viti 1400 deri në vitin 1800, ekonomitë më të përparuara të Euroazisë formuan një botë me ngjashmëri të habitshme. Ata argumentojnë se Ndarja apo Dallimi i Madh( Great Divergence) ishte një ndarje apo dallim midis Perëndimit (Evropës Perëndimore) dhe pjesës tjetër (Kinës, Indisë dhe Japonisë) që filloi realisht vetëm me industrializimin në shekullin e 19-të. Ky Dallim apo Ndarje e Madhe( Graet Divergence )duhet të interpretohet si një fenomen më i rastësishëm dhe më i kohëve të fundit sesa kanë argumentuar mbështetësit e Divergjencës së Madhe, ku shkaku themelor i dallimit është i formuluar në terma të zotërimi të burimeve dhe kuadër të ndërlidhjeve dhe krahasimeve globale.
Duke krahasuar pjesën tjetër me Perëndimin, dhe duke shqyrtuar në mënyrë kritike qasjen e tyre, vërehen disa ndryshime në qasjet e studiuesve të ndryshëm. Disa argumentojnë se Europa ishte më e prapambetur, disa se Azia ishte më e përparuar, disa se Europa u ngjit në majë të Azisë nëpërmjet formave të ndryshme të shfrytëzimit dhe disa se Perëndimi dhe pjesa tjetër e botës nuk ishin aq të ndryshëm. Kjo tezë më vonë u emërtua “teza e ngjashmërisë euroaziatike”. Me rëndësi në analizën e tyre, është theksi që vënë në produktivitetin e lartë dhe të vazhdueshëm si të teknologjisë bujqësore ashtu edhe të prodhimit në Indi dhe Kinë, në krahasim me ato që mbetën fuqi mbizotëruese botërore deri në fund të shekullit të 17-të. Kjo, dhe standardet relativisht të larta të jetesës dhe natyra konkurruese e tregtarëve të tyre, të cilët ishin të paktën të barabartë me kompanitë tregtare europiane për sa i përket fuqisë deri në fund të shekullit të 17-të.
Lexo edhe: Çfarë do të thotë nisma “Dyfisho ndërmarrjen tënde” për bizneset e vogla dhe të mesme
Historiani i ekonomisë Kenethh Pomeranz, është figura kryesore që mbështeste këtë argument duke theksuar se dallimi ekonomik mes Europës ,SHBA e vendeve tê tjera u krijua për shkak të përparêsisë që kishin vendet europiane në burimet natyrore (qymyrin vendas dhe kolonitë ), ndërkohë që autorë të tjerë i kushtonin rëndësi vecorive të kapitalizmit europian, me kulturat e tij të iluminizmit dhe virtytet e klasës së borgjezisë.
HUTTINGTON DHE POMERANZ , KRIJUESIT E TERMIT
Termi Ndarja apo Dallimi i Madh (“Great Divergence)” u krijua nga profesori i Universitetit te Harvardit Samuel P. Huntington(18.04.1927-24.12.2008) në vitin 1996 dhe u përdor nga profesori i Universitetit te Cikagos Kenneth Pomeranz( 04.11.1958) në librin e tij Divergjenca e Madhe: Kina, Evropa dhe Krijimi i Ekonomisë Moderne Botërore – ( The Great Divergence: China, Europe, and the Making of the Modern World Economy (2000). Ndërkohë Eric Jones që në vitin 1981 kishte botuar librin Mrekullia Europiane: Mjediset, Ekonomitë dhe Gjeopolitika në Historinë e Europës dhe Azisë,(The European Miracle: Environments, Economies and Geopolitics in the History of Europe and Asia 1981 ) bëri të njohur njē term të ngjashēm që u emërtua “Mrekullia Evropiane”.(European Miracle).
Në përgjithësi, të dy termat nënkuptojnë një ndryshim socioekonomik në të cilin vendet europiane ecën dukëshëm përpara të tjerëve gjatë periudhës moderne. .Periudha kohore në të cilën u zhvillua ajo që njihet si Ndarja apo Dallimi i Madh( Great Divergence) ende diskutohet midis historianëve të fushës së ekonomisë. Ka studiues që mendojnë se që në shekullin e 15 të e të 16-të Europa kishte qenë në një trajektore rritjeje më të lartë ekonomike.
Pomeranz dhe të tjerë të Shkollës së Kalifornisë tē Historisë së Ekonomisë argumentojnë se periudha më e shpejtë kur u krijua ky dallim.i madh ekonomik ishte gjatë shekullit të 19-të. Duke cituar të dhënat për ushqimin dhe deficitet kronike tregtare europiane si prova, këta studiues argumentojnë se para asaj date pjesët më të zhvilluara të Azisë, për sa i përket cmimit të drithërave, kishin një zhvillim ekonomik të krahasueshëm me Europën, veçanërisht Kina e Dinastisë së Perandorëve Qing në Deltën Yangzi dhe Azia Jugore në Bengal Subah. isa argumentojnë se faktorët kulturorë që qëndrojnë pas kësaj divergjence mund të gjurmohen në periudha dhe institucione më të hershme, të tilla si Rilindja dhe sistemi kinez i provimeve perandorake. Për sa i përket pagesave në argjend, edhe zonat më të pasura të Azisë ishin pas Europës Perëndimore që në shekullin e 16-të.
Ka statistika që krahasojnë Anglinë me Deltën Yangzi (pjesa më e zhvilluar e Kinës ) të cilat tregojnë se deri në vitin 1600, e para kishte tre herë më shumë paga mesatare se e dyta kur matej në argjend, 15% paga më të mëdha kur matej në ekuivalent gruri (kjo e fundit përdorej për të përafruar fuqinë blerëse për mallrat bazë të jetesës dhe e para për të përafruar fuqinë blerëse për mallrat artizanale, veçanërisht ato të tregtuara), dhe urbanizim më të lartë. Pagat në argjend të Anglisë ishin gjithashtu pesë herë më të larta se ato të Indisë në fund të shekullit të 16-të. Pagat e drithërave filluan të ndryshonin më ndjeshëm nga fillimi i shekullit të 18-të, me pagat angleze që ishin dy herë e gjysmë më të larta se ato të Indisë ose Kinës në ekuivalent gruri, ndërsa mbetën rreth pesë herë më të larta në argjend në atë kohë. Megjithatë, kjo pabarazi vlente vetëm për Europën Veriperëndimore pasi pagat ne argjendit në Europën Jugore, Qendrore dhe Lindore nuk i tejkaluan pjesët e zhvilluara të Azisë deri në vitin 1800.
FAKTORËT QË NXITËN E KRIJUAN NDARJEN E MADHE: ROLI I QYMYRIT
Në metalurgji dhe motorë me avull, Revolucioni Industrial përdori gjerësisht qymyrin dhe koksin – si më të lirë, më të bollshëm dhe më efikasë se druri dhe qymyri. Motorët me avull me qymyr funksiononin gjithashtu në hekurudha dhe në transportin detar, duke revolucionarizuar transportin në fillim të shekullit të 19-të. Ne kete kuader kane rendesui ndryshimet në zoterimin e sasise se qymyrit midis Perëndimit dhe Lindjes. Për shkak të klimës rajonale, minierat evropiane të qymyrit ishin më të lagështa dhe minierat e thella nuk u bënë praktike deri në futjen e motorit me avull Neëcomen për të pompuar ujërat nëntokësore. Në minierat në veriperëndim të thatë të Kinës, ventilimi për të parandaluar shpërthimet ishte shumë më i vështirë.
Një tjetër ndryshim përfshinte distancën gjeografike; megjithëse Kina dhe Evropa kishin teknologji të krahasueshme minierash, distancat midis rajoneve të zhvilluara ekonomikisht dhe depozitave të qymyrit ndryshonin shumë. Depozitat më të mëdha të qymyrit në Kinë ndodhen në veriperëndim, brenda mundësive të bërthamës industriale kineze gjatë Dinastisë Veriore Song (960–1127). Gjatë shekullit të 11-të, Kina zhvilloi teknologji të sofistikuara për të nxjerrë dhe përdorur qymyrin për energji, duke çuar në një prodhim të lartë të hekurit. Zhvendosja e popullsisë drejt jugut midis shekujve 12 dhe 14 rezultoi në qendra të reja të industrisë kineze larg depozitave kryesore të qymyrit. Disa depozita të vogla qymyri ishin të disponueshme në nivel lokal, megjithëse përdorimi i tyre nganjëherë pengohej nga rregulloret qeveritare.
Në të kundërt, Britania përmbante disa nga depozitat më të mëdha të qymyrit në Evropë- të gjitha brenda një ishulli relativisht kompakt.Studiuesit kanë propozuar një larmi të gjerë teorish për të shpjeguar pse ndodhi Ndarja apo Dallimi i Madh(Great Divergjence) duke përfshirë gjeografinë, kulturën, institucionet dhe fatin. Ka mosmarrëveshje mbi termin Ndarja po Dallimi i Madh ( Great Divergence) pasi një pikë e qartë fillimi e një divergjence tradicionalisht mbahet të jetë shekulli i 16-të ose edhe i 15-të, me Revolucionin Tregtar dhe origjinën e merkantilizmit dhe kapitalizmit gjatë Rilindjes dhe Epokës së Zbulimeve, ngritjen e perandorive koloniale evropiane, proto-globalizimin e parë, Revolucionin Shkencor ose Epokën e Iluminizmit.Megjithatë, kërcimi më i madh në këtë ndarje ndodhi në fund të shekujve 18 dhe 19 me Revolucionin Industrial dhe Revolucionin Teknologjik.
Për këtë arsye, “Shkolla e Kalifornisë” konsideron vetëm këtë fazë si Ndarjen e Madhe ( Great Divergence). Përparimet teknologjike, në fusha të tilla si transporti, minierat dhe bujqësia, u përqafuan në një shkallë më të lartë në pjesën perëndimore të Euroazisë sesa në lindje të saj gjatë Divergjencës së Madhe. Teknologjia çoi në rritjen e industrializimit dhe kompleksitetit ekonomik në fushat e bujqësisë, tregtisë, karburantit dhe burimeve, duke ndarë më tej lindjen nga perëndimi. Përdorimi i qymyrit nga Europa Perëndimore si zëvendësues energjie për drurin në mesin e shekullit të 19-të i dha asaj një avantazh të madh në prodhimin modern të energjisë.
Lexo edhe: Editorial: Shqipëria… e brezit që po vjen!
FAKTORI I ZBULIMEVE GJEOGRAFIKE DHE MARRËDHËNIA EKONOMIKE E EUROPËS ME ”BOTËN E RE “
Një nga faktorët që ndikuan tek krijimi i Ndarjes apo Dallimit të Madh( Great Divergence)në ekonominë e Europës e vendeve të tjera ishte marrëdhëmia unike e Europës me Botën e Re(Neë Ëorld) kontinentin e ri amerikan që ishte zbuluar që në shek XV nga zbulimet e mëdha gjepgrafike . Nga ana tjetqër Deti Mesdhe ishte i dobët për peshkim për shkak të thellësisë së tij, duke inkurajuar kështu tregtinë në distanca të gjata.
Për më tepër, Alpet dhe pjesë të tjera të brezit të Alpeve furnizonin rajonet bregdetare me emigrantë të rinj nga malësitë.Kjo ndihmoi në përhapjen e ideve, ashtu si edhe boshti lindje-perëndim i Mesdheut i cili bashkë me erërat mbizotëruese dhe arkipelagjet e tij të shumtë që ndihmonin lundrimin,u bë edhe nga lumenjtë e mëdhenj që sollën akses në brendësi, të cilët të gjithë rritën më tej imigracionin. Gadishujt e Mesdheut gjithashtu promovuan nacionalizmin politik i cili solli konkurrencë ndërkombëtare. Një nga çështjet gjeografike që ndikoi në ekonomitë e Europës dhe Lindjes së Mesme është zbulimi i Amerikave dhe Rrugës së Kepit rreth Afrikës.
Rrugët e vjetra tregtare u bënë të padobishme, gjë që çoi në rënien ekonomike të qyteteve si në Azinë Qendrore ashtu edhe në Lindjen e Mesme dhe, për më tepër, në Itali Fitimet e larta të fituara nga kolonitë dhe tregtia e skllevërve përbënin 7 përqind në vit, një normë relativisht e lartë kthimi duke marrë parasysh normën e lartë të amortizimit të stoqeve të kapitalit para-industrial, të cilat kufizuan sasinë e kursimeve dhe akumulimin e kapitalit Kolonizimi i hershëm europian u mbështet nga fitimet përmes shitjes së mallrave të Botës së Re në Azi, veçanërisht argjendit në Kinë.Avantazhi më i rëndësishëm për Europën ishte sasia e madhe e tokës pjellore dhe të pakultivuar në Amerikë, e cila mund të përdorej për të rritur sasi të mëdha të produkteve bujqësore të nevojshme për të mbështetur rritjen ekonomike evropiane dhe lejoi që puna dhe toka të liroheshin në Europë për procesin e industrializimit.
Eksportet e drurit, pambukut dhe leshit të Botës së Re vlerësohet se i kanë kursyer Anglisë nevojën për 100,000 km2 tokë të kultivuar (, duke çliruar sasi të mëdha burimesh. Bota e Re (Neë Ëorld) shërbeu gjithashtu si një treg për prodhimet evropiane dhe ishte një faktor i domosdoshëm për industrializimin dhe tregtinë duke qenë një faktor mbështetës që i bëri zonat më pak të zhvilluara të përqendrohen në bujqësi duke mbështetur rajonet e industrializuara në Europë.. Edhe kolonializmi europian ka luajtur një rol të madh në deindustrializimin e shoqërive jo-perëndimor në Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine, dhe kontribuoi në një rënie të ndjeshme ekonomike në Afrikë Psh kolonizimi i Indisë shihet si një faktor kryesor pas deindustrializimit të Indisë dhe Revolucionit Industrial të Britanisë
FRAGMENTIMI POLITIK E GJEOGRAFIK I EUROPËS SI NXITJE EKONOMIKE
Një tipar i dukshëm i gjeografisë së Europës ishte se ajo inkurajoi ballkanizimin politik, siç ishte prania e disa gadishujve të mëdhenj dhe barrierave natyrore si malet dhe ngushticat që siguronin kufij të mbrojtshëm. Në të kundërt, gjeografia e Kinës inkurajoi unitetin politik, me një vijë bregdetare shumë më të butë dhe një zemër të dominuar nga dy lugina lumenjsh sic ishin Luginat e Lumit të Verdhë e Lumit Jangce .Falë strukturës topografike të Europës me zinxhirët e saj malorë, , kufijtë e formuar në të cilët shtetet që zgjeroheshin nga zonat kryesore diku më pas takoheshin dhe të ndaleshin solli si rrjedhojë që vendet europiane të ndihen në të njëjtën barkë. Për shkak të vendndodhjes së vargmaleve, kishte disa bërthama të dallueshme gjeografike që mund të ishin baza për shtetet e ardhshme europiane.
Një pikë tjetër në fragmentimin politik të Europës në krahasim me, për shembull, Kinën është vendndodhja e stepës euroaziatike. Pas zbutjes së kuajve, nomadët e stepës psh Xhingis Kani dhe Mongolët përbënin një kërcënim për popullsinë sedentare deri në shekullin e 18-të. Arsyeja për kërcënimin ishte se ekologjia e brishtë e stepës nënkuptonte që gjatë periudhave të thatësirës ose motit të ftohtë, nomadët e stepës kishin më shumë gjasa të pushtonin popullatat fqinj. Kjo e nxiti Kinën, e cila është pranë stepës, të ndërtonte një shtet të fortë dhe të bashkuar.Në librin e tij “Armë, mikrobe dhe çelik-Fatet e Shoqërisë Njerëzore”( 1997 Guns, Germs, and Steel: The Fates of Human Societies) e profesorit amerikan të Universitetit të Kalifornisë Jared Diamond argumenton se kulturat e përparuara jashtë Europës sic ishin psh Kina ishin zhvilluar në zona, gjeografia e të cilave ishte e favorshme për perandori të mëdha, monolitike dhe të izoluara. Në këto kushte, politikat e prapambetjes teknologjike dhe shoqërore mund të vazhdonte teksa ndjeheshin të mbrojtur falë këtyre strukturave. Fragmentimi politik ,prania e një numri të madh shtetesh europiane bëri të mundur që të lulëzonin ide të ndryshme pasi sipërmarrësit, inovatorët, ideologët dhe heretikët mund të iknin lehtësisht në një shtet fqinj në rast se një shtet do të përpiqej të shtypte idetë dhe aktivitetet e tyre.
Në Europë, fragmentimi politik u shoqërua me një treg të integruar idesh ku intelektualët e Europës përdornin gjuhën e përbashkët latine kishin një bazë të përbashkët intelektuale në trashëgiminë klasike të Europës dhe institucionin pan-europian të Republikës së Letrave. Një nga arsyet e tjera të kësaj ndarje apo dallimi ekonomik që u krijua mes Europës e vende të tjera iu kushtohet edhe gjashtë elementëve të tjerë që duket se mungonin kryesisht në vende të tjera të botës duke filluar nga shek XVI e ku përfshiheshin konkurrenca, metoda shkencore, sundimi i ligjit, mjekësia moderne, konsumizmi dhe etika e punës
REVOLUCIONI SHKENCOR E INDUSTRIAL QË SOLLI NDARJEN EKONOMIKE MES EUROPËS E KONTINENTEVE TË TJERA
Duke filluar nga fillimi i shekullit të 19-të, begatia ekonomik u rrit shumë në Perëndim për shkak të përmirësimeve në efikasitetin teknologjik,siç dëshmohet nga ardhja e mjeteve të reja duke përfshirë hekurudhën, avulloren, motorin me avull dhe përdorimin e qymyrit si burim karburanti. Këto inovacione kontribuan në krijimin e Ndarjes apo Dallimit te Madh ( Great Divergence) , duke e ngritur Europën dhe Shtetet e Bashkuara në një nivel të lartë ekonomik në krahasim me Lindjen.Është argumentuar se qëndrimi i vendeve të Lindjes ndaj inovacionit është një nga faktorët e tjerë që mund të ketë luajtur një rol të madh në përparimet e Perëndimit mbi Lindjen.
Pas disa shekujsh inovacionesh dhe shpikjesh, dukej sikur Lindja ndaloi së përpjekuri të inovonte dhe filloi të mbështeste atë që kishte. Ata vazhduan të ushqenin shpikjet e tyre para-moderne dhe nuk ecën përpara me kohët moderne. Kina vendosi të vazhdonte një proces të vetëmjaftueshëm të përparimit shkencor dhe teknologjik në bazë të traditave dhe arritjeve të tyre . Qëndrimi i vendeve të Lindjes ndaj inovacionit tregoi se ata u përqendruan më shumë në përvojë, ndërsa Perëndimi u përqendrua në eksperimentim.
Lindja nuk e pa nevojën për të përmirësuar shpikjet e saj, kështu që u përqendrua në sukseset e saj të kaluara. Ndërsa e bëri këtë, Perëndimi u përqendrua më shumë në eksperimentim , gjë që i shtyu ata të dilnin me mënyra të reja dhe të ndryshme për të përmirësuar inovacionet ekzistuese dhe për të krijuar të reja.Kjo qasje ndikoi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e dallimeve
DALLIMET KULTURORE DHE NDIKIMI TEK KRIJIMI I NDARJES EKONOMIKE
E ashtuquajtura kulturë lindore e respektit dhe përkushtimit të padiskutueshëm ndaj dinastisë sunduese ishte rezultat i një kulture ku kontrolli i dinastisë çonte në një shoqëri të heshtur që nuk bënte pyetje ose eksperimentonte pa miratimin ose urdhrin e klasës sunduese. Nga ana tjetër, Perëndimi i epokës së vonë mesjetare nuk kishte një autoritet qendror ose shtet absolut, i cili lejonte një rrjedhë të lirë idesh.
Kjo kulturë lindore gjithashtu supozohet se tregoi një shpërfillje të ndryshimit për shkak të frikës së dështimit dhe shpërfilljes së imitimit të shpikjeve dhe shkencës që vinte nga jashtë.Kjo ishte e ndryshme nga kultura perëndimore e cila ishte e gatshme të eksperimentonte dhe të imitonte të tjerët për të përfituar shoqërinë e tyre. Në këtë mënyrë ajo pasqyrohej si snjë kulturë ku ndryshimi inkurajohej, dhe ndjenja e ankthit dhe shpërfilljes së rehatisë i çonte ata të ishin më krijues. Ndryshimet kulturore janë konsideruar s shkaku më themelor për atë që u përkufiziua si Ndarja apo Dallimi i Madh( Great Divergence) duke argumentuar se humanizmi i Rilindjes i ndjekur nga Iluminizmi duke përfshirë ndryshimet revolucionare në qëndrimin ndaj fees mundësoi një frymë të tregtisë së lirë, inovative, individualiste dhe me qasje drejt forcimit të ekonomisë kapitaliste që mbështetej tek tregu i lirë dhe demokracia përfaqsëusese si formë qeverisje.
SHEK XX- XXI : NGA NDARJA APO DALLIMI I MADH EKONOMIK TEK PËRPUTHSHMËRIA EKONOMIKE( GREAT CONVERGENCE)
Në shekullin e 20-të, Ndarja apo Dallimi i Madh( Great Divergence0 arriti kulmin para Luftës së Parë Botërore dhe vazhdoi deri në fillim të viteve 1970. Pastaj, pas dy dekadash luhatjesh , në fund të viteve 1980 kjo qasje filloi të zëvendësohej nga Përputhshmëria e Madhe ( Great Convergence) shumica e vendeve të Botës së Tretë arritën zhvillim të madh ekonomik ku spikat Kina, Brazili, India , Tajlanda, Singapori, Vendet e Gjirit Persik. Fakti që një vend është i varfër nuk nënkupton se ai patjetër do të ketë një rritje ekonomike qëndrueshme. Në mënyrë qv ai te arrijë Përputhmërinë e Madhe ( Great Convergence) duhet të ketë ‘Aftësi Sociale'( Social Capabilities).
Këto përfshijnë aftësinë për të përthithur teknologji të re, për të tërhequr kapital dhe për të marrë pjesë në tregjet globale. Këto janë parakushte se cfarë duhet të ketë një ekonomi përpara se të ndodhë rritja e qëndrueshme ekonomike. Mungesa e këtyre elementëve në shumw ekonomi në botw shpjegon pse ende ka ende ndarje, dalllime apo divergjenca ekonomike mes vendeve të ndryshme sot në botë .Teoria e Përputhshmërisë së Madhe( Great Convergence) nëkupton se teknologjia tregtohet lirisht dhe atë mund ta zotërojnë edhe vendet në zhvillim që po përpiqen të arrinë nivel të lartë ekonomik. Nga ana tjetër edhe kapitali që është i shtrenjtë dhe nuk zotërohet plotwsisht nga këto ekonomi ndikon në rritjen e qëndrueshme ekonomike, veçanërisht duke pasur parasysh se kapitali është i pakët në vendet e pazhvilluara.
Kjo shpesh i bllokon vendet në një “kurth zhvillimi” ku efikasitet është i ulët dhe teknologjia e vlefshme për ata është shumë e shtrenjtë për t’u blerë si pasojë e mungesës së kapitalit. Dallimet në teknikat e produktivitetit janë ato që ndajnë vendet kryesore të zhvilluara nga vendet në zhvillim, të cilat kanë objektiv tw zhvillohen ekonomikisht sa më shpejt .Procesi i kapjes së këtij ritmi zhvillimi ekonomik vazhdon për aq kohë sa vendet në zhvillim, që janë në garë për të arritur nivele të reja të rritjes ekonomike kanë diçka për të mësuar nga vendet shumë të zhvilluara. Kjo do të ndalet vetëm kur mospërputhja e njohurive midis tyre të bëhet shumë e vogël dhe përfundimisht të mos ekzistojë më.
*Geron Kamberi është studiues i Asociuar për Politikat Europiane pranë Qendrës për Studimin e Demokracisë e Qeverisjes (CSDG). Që nga viti 2007, ai është angazhuar si studiues i asociuar pranë disa think tanke shqiptare, të fokusuar në analizën e politikave publike dhe veçanërisht në çështjet e lidhura me integrimin europian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto