Në një kohë kur inovacioni dhe teknologjia po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në Shqipëri, programe si NOMAD TECH synojnë të ndërtojnë ura konkrete mes ideve dhe zbatimit të tyre në treg. Në këtë intervistë, bisedojmë me Ergys Gezkën, menaxher projekti në NOMAD Tech pranë organizatës LIBURNETIK, për të kuptuar më thellë rolin e këtij programi në zhvillimin e startup-eve, sfidat që has ekosistemi shqiptar dhe potencialin për t’u pozicionuar në tregun ndërkombëtar të teknologjisë.
NOMAD TECH qaset si një program kombëtar i shtruar në trajtën e një akseleratori startup-esh, zbatuar nga LIBURNETIK. Çfarë është konkretisht ky program dhe çfarë synon të ndryshojë në ekosistemin e inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri?
NOMAD TECH është një program i konceptuar për të mbështetur gjeneratën e re të novatorëve dhe sipërmarrësve në Shqipëri, me fokus të veçantë te startup-et, teknologjia dhe ekonomia digjitale. Nuk vjen si një nismë e izoluar, por si një vlerë e shtuar që i bashkohet zhvillimeve pozitive që po ndodhin tashmë në ekosistemin shqiptar të inovacionit. Programi synon të mbështesë idetë novatore, duke përfshirë edhe faza të ndryshme trajnimi, mentorimi dhe një qasje më të strukturuar ndaj zhvillimit të biznesit. Programi parashikon mbështetje të diferencuar sipas fazës së startup-it, nga ideja dhe validimi, te rritja dhe zhvillimi.
Në një plan më të gjerë, NOMAD TECH synon të kontribuojë në krijimin e një kulture më solide inovacioni në Shqipëri, ku të rinjtë e shohin sipërmarrjen jo si alternativë të fundit, por si një rrugë reale për të krijuar vlerë, vende pune dhe produkte konkurruese.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto