Njihuni me mbretëreshat e ekonomisë së gjelbër, ups, me fitueset e çmimit “Green Queens” - Business Magazine Albania

Njihuni me mbretëreshat e ekonomisë së gjelbër, ups, me fitueset e çmimit “Green Queens”

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Ekonomia e gjelbër në Shqipëri nuk po zhvillohet vetëm në dokumente strategjike apo në tryeza diskutimi. Ajo po merr formë konkrete në ferma, në laboratorë, në platforma dixhitale dhe në vendime të përditshme biznesi. Episodi i dytë i podcastit mbi ekonominë e gjelbër, me titull “Green Queens”, është një ndalesë e domosdoshme për këdo që dëshiron të kuptojë si po përkthehet tranzicioni i gjelbër në modele reale suksesi.

Ky episod sjell në qendër fitueset e çmimit Green Queen, një iniciativë e shpallur nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, në kuadër të projektit EU4GreenGen. Në panel janë Dhurata Thanasi, Ina Fasko dhe Nerta Tushe, tri sipërmarrëse që po ndërtojnë biznese me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis, treg dhe kulturë konsumi.

Lexo edhe:Nga mbetja tek mundësia: Suksese shqiptare në ekonominë qarkulluese

Pse duhet ta ndiqni këtë episod?

Sepse ai nuk ofron slogane, por mekanizma. Do të zbuloni si funksionon në praktikë zinxhiri i shkurtër ushqimor dhe pse ai është më shumë se një zgjedhje ekonomike; si ndërtohet një treg për produkte që fillimisht hasin mosbesim; dhe si një sistem “refill” mund të kthejë ambalazhin nga problem në pjesë të zgjidhjes. Janë modele që tregojnë se inovacioni i gjelbër nuk është luks, por strategji.

Çfarë do të mësoni?

Do të kuptoni sfidat reale të sipërmarrjes së qëndrueshme në Shqipëri: kostot, paragjykimet, nevojën për edukim të konsumatorit dhe rëndësinë e vendimmarrjes afatgjatë. Do të shihni se si ndërtohet një markë që kombinon fitimin me përgjegjësinë dhe si krijohet një kulturë e re konsumi përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe transparencës.

Dhe mbi të gjitha, do të mësoni nga përvoja konkrete e grave që janë në terren, jo si modele simbolike, por si drejtuese që mbajnë përgjegjësi për produktin, për zinxhirin e furnizimit dhe për ndikimin mjedisor të çdo vendimi.

“Green Queens” është një episod për sipërmarrësit, për profesionistët e zhvillimit, për studentët e ekonomisë dhe për çdo konsumator që dëshiron të kuptojë rolin e vet në tranzicionin e gjelbër. Nëse doni të shihni si ndërtohet ekonomia qarkulluese në praktikë dhe nga kush, ky është episodi që nuk duhet humbur.

Ndiqni premierën këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0