Tatimet ngrenë alarmin/ Afati i fundit 31 marsi po afron... - Business Magazine Albania

Tatimet ngrenë alarmin/ Afati i fundit 31 marsi po afron, qytetarët dhe bizneset të mos presin minutën e fundit

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të mos e lënë për ditët e fundit dorëzimin e deklaratave vjetore për vitin 2025, pasi afati përfundimtar është 31 marsi.

Në një njoftim zyrtar, autoritetet theksojnë se dorëzimi në kohë i deklaratave ndihmon në shmangien e mbingarkesës së sistemit elektronik, e cila zakonisht krijohet në ditët e fundit të afatit, duke sjellë vonesa dhe vështirësi teknike për tatimpaguesit.

Lexo gjithashtu: 10 minuta që ndryshojnë gjithçka, ja si ta rifreskoni trurin dhe të rrisni fokusin menjëherë

Sipas të dhënave më të fundit, një numër i konsiderueshëm qytetarësh dhe biznesesh kanë përmbushur tashmë detyrimin e tyre fiskal. Deri tani rezulton se 79,925 tatimpagues kanë dorëzuar deklaratën për të ardhurat personale nga biznesi, 15,306 subjekte kanë deklaruar të ardhurat e korporatave, ndërsa 89,199 individë kanë plotësuar deklaratën vjetore të të ardhurave personale.

Administrata Tatimore rikujton se deklarimi brenda afatit nuk shmang vetëm penalitetet e mundshme për vonesa apo mosdeklarim, por gjithashtu garanton një proces më të qetë dhe më efikas për të gjithë tatimpaguesit.

Për çdo paqartësi apo asistencë, qytetarët dhe bizneset mund të kontaktojnë falas Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 0002.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0