Rutte siguron Europën: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s - Business Magazine Albania

Rutte siguron Europën: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

NATO nuk është përfshirë në konfliktin që po ndodh në Lindjen e mesme, por nga ana tjetër do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj nëse do të jetë e nevojshme. Kështu u shpreh sot në reagimin e tij kreu i Aleancës, Mark Rutte.
Ai u shpreh se aleanca ushtarake “nuk është e përfshirë vetë në atë që po ndodh në Lindjen e Mesme”.

Duke folur gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, Rutte tha se:
 “Irani është një kërcënim për rajonin e gjerë, një kërcënim ekzistencial për Izraelin dhe një kërcënim i madh për ne këtu në Evropë”.
 “Le të jemi absolutisht të qartë për atë që po ndodh këtu. Irani është afër të pajisë veten me një kapacitet bërthamor dhe një kapacitet raketash balistike”, tha ai.

Dhe më tej ai shtoi se:  “Mendoj se të gjithë jemi më mirë me largimin e tij (Ajatollah Ali Khamenei i vrarë të shtunën nga një sulm) dhe me kapacitetin bërthamor dhe balistik të mposhtur dhe degraduar tani që po flasim.”

Rutte përsëriti se operacioni u krye nga SHBA-të dhe Izraeli, dhe ndërsa disa aleatë po ofrojnë mbështetje, kjo bëhet në baza dypalëshe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0