Raporti tronditës i KLSH: Fëmijët në çerdhe dhe kopshte konsumuan vezë dhe mish të infektuar - Business Magazine Albania

Raporti tronditës i KLSH: Fëmijët në çerdhe dhe kopshte konsumuan vezë dhe mish të infektuar

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Dhjetëra subjekte groposën tonelata mish pule dhe vezë kur shpërtheu gripi i shpendëve në Shqipëri, pasi u konsideruan të pasigurta për konsum. Por ajo që e bën këtë situatë tronditëse është një fakt edhe më alarmant: ndërkohë që në terren urdhërohej asgjësimi i tyre, këto produkte të pakontrolluara përfunduan në menutë e çerdheve dhe kopshteve. Këto janë konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në raportin që mban datën 13.10.2023, i cili nuk u publikua asnjëherë, sepse mund të shkaktonte panik në vend. Në raport theksohet se Bashkia Kamëz i është drejtuar AKU-së më një shkresë, ku i kërkon informacion nëse mund ta përdorë mishin e pulës dhe vezët në menunë ushqimore të çerdheve dhe kopshteve.

Në përgjigjen e saj, AKU ka theksuar se mishi i pulës dhe veza mund të përdorej në kopshte dhe çerdhe, vetëm me kushtin që para përdorimit këto produkte të gatuhen në 70 gradë celcius.

Teksa në terren AKU urdhëronte subjektet që ishin prekur nga gripi i shpendëve të tërhiqnin nga tregu mishin e pulës dhe vezët, sepse përbënin risk për konsumatorin, nga ana tjetër, në mënyrë paradoksale jepte miratimin që këto produkte të konsumoheshin nga fëmijët e moshës 1 deri në 6 vjeç. Sipas KLSH-së, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vepruar me dy standarde. Në terren, inspektorët kanë bllokuar vezët dhe kanë urdhëruar asgjësimin e tyre, ndërkohe që për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, duhet të kishin marrë masa për analizimin laboratorik të vezëve.

Lexo edhe: Banka e Shqipërisë: Pagesat me kartë regjistruan rritje në 2025, arrihet numri dhe vlera më e lartë historike

Sipas raportit, nuk u krye analizimi laboratorik i vezëve përpara përdorimit, ndonëse kjo ishte masa minimale për të garantuar sigurinë ushqimore në kopshte dhe çerdhe.

Në raport theksohet se Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së në atë kohë, Jeta Deda, nuk ka marrë asnjë masë për të identifikuar riskun dhe nuk ka kërkuar bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare për dhënien e mendimit shkencor për këtë situatë kritike. Sipas raportit të KLSH-së, për këtë situatë mban përgjegjësi Drejtoresha e Përgjithshme e AKU, Jeta Deda. Këto gjetje të KLSH-së janë një kambanë alarmi për sigurinë ushqimore të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte. Institucionet mund të fshehin raportet, por e vërteta mbetet: me shëndetin e fëmijëve nuk negociohet.

OraNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0