Apple jep alarmin, instaloni menjëherë përditësimin e ri në iPhone... - Business Magazine Albania

Apple jep alarmin, instaloni menjëherë përditësimin e ri në iPhone

Gjiganti teknologjik Apple ka lëshuar një paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone, duke i nxitur të instalojnë sa më shpejt versionin e ri iOS 26.3. Sipas raportimit të Daily Mail, përditësimi korrigjon 39 dobësi sigurie, disa prej të cilave mund të lejonin sulmuesit të aksesonin të dhëna personale apo madje të fitonin kontroll të pjesshëm mbi pajisjen.

Raportet e sigurisë tregojnë se një pjesë e këtyre cenueshmërive mund të jenë shfrytëzuar tashmë në sulme të targetuara, çka e bën përditësimin edhe më urgjent. Apple thekson se instalimi i menjëhershëm i përditësimeve të sigurisë është thelbësor për mbrojtjen e privatësisë dhe integritetit të të dhënave.

Përdoruesit që nuk kanë të aktivizuara përditësimet automatike mund ta instalojnë manualisht duke ndjekur këto hapa:
Settings → General → Software Update.

Ekspertët e teknologjisë nënvizojnë se përditësimet e sigurisë nuk sjellin vetëm përmirësime teknike, por mbrojtje direkte ndaj kërcënimeve kibernetike që mund të komprometojnë informacionin personal.

Ndërkohë, sipas gazetarit të Bloomberg, Mark Gurman, Apple po përballet me sfida në zhvillimin e versionit të ri të Siri-t. Fillimisht pritej që disa nga veçoritë e përmirësuara të prezantoheshin në iOS 26.4, por publikimi është shtyrë për shkak të problemeve të hasura gjatë testimeve të brendshme.

Sipas raportimeve, Siri e përditësuar mund të përfshihet në iOS 26.5, që pritet të lançohet në maj, ndërsa disa funksione më të avancuara do të mbërrijnë vetëm me iOS 27 në shtator. Testuesit e brendshëm kanë raportuar përgjigje të vonuara, trajtim jo të saktë të pyetjeve komplekse dhe kalime të papritura në ChatGPT në vend të modeleve të vetë Apple.

Në këtë situatë, mesazhi është i qartë: nëse përdorni iPhone, kontrolloni menjëherë përditësimin. Një instalim i thjeshtë mund të bëjë diferencën mes sigurisë dhe ekspozimit ndaj rreziqeve kibernetike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0