Sam Altman: Bota ka nevojë urgjente për rregullim të inteligjencës artificiale - Business Magazine Albania

Sam Altman: Bota ka nevojë urgjente për rregullim të inteligjencës artificiale

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, Sam Altman, ka deklaruar se bota ka nevojë “urgjente” për rregullim të inteligjencës artificiale, ndërsa kjo teknologji po zhvillohet me ritme shumë të shpejta.

Duke folur në një konferencë globale për inteligjencën artificiale në Nju Delhi, Altman tha se duhet krijuar një mekanizëm ndërkombëtar për koordinimin e politikave dhe rregullave për AI, i ngjashëm me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Ai paralajmëroi se modelet shumë të avancuara të inteligjencës artificiale, sidomos ato që mund të publikohen si open-source, mund të përdoren edhe për qëllime të rrezikshme, si për shembull krijimi i patogjenëve të rinj. “Na duhet një qasje e gjithë shoqërisë për t’u mbrojtur nga këto rreziqe,” u shpreh Altman gjatë fjalës së tij. Interesi i madh për inteligjencën artificiale gjeneruese ka rritur ndjeshëm fitimet e shumë kompanive teknologjike, por njëkohësisht ka shtuar edhe shqetësimet për pasojat që kjo teknologji mund të ketë për individët dhe për shoqërinë në tërësi.

Altman theksoi se demokratizimi i inteligjencës artificiale është mënyra më e mirë për të siguruar përfitime për njerëzimin. Sipas tij, përqendrimi i kësaj teknologjie në duart e pak kompanive ose vendeve të caktuara mund të sjellë pasoja serioze. “Kjo nuk do të thotë që nuk na duhen rregulla dhe masa sigurie. Përkundrazi, na duhen urgjentisht, ashtu siç kemi për teknologji të tjera të fuqishme,” tha ai.

Lexo edhe: Klubi i librit Bytes & Books diskutim për ”Gjenitë e Biznesit” të Adrian Civicit

Ndërkohë, shumë studiues dhe organizata ndërkombëtare po kërkojnë masa më të forta për të adresuar problemet që po shfaqen, si ndikimi në tregun e punës, përdorimi i deepfake-ve seksualizuese dhe mashtrimet online të mundësuara nga inteligjenca artificiale.

Altman shtoi se bota mund të ketë nevojë për një organizëm ndërkombëtar të ngjashëm me IAEA-n, që të koordinojë qasjen ndaj AI-së dhe të reagojë shpejt ndaj zhvillimeve të reja. “Vitet e ardhshme do të jenë një provë e madhe për shoqërinë globale. Ne mund të zgjedhim të fuqizojmë njerëzit ose të përqendrojmë pushtetin. Teknologjia gjithmonë i ka tronditur tregjet e punës, por njerëzimi ka gjetur gjithmonë mënyra të reja dhe më të mira për të ecur përpara,” u shpreh ai.

Sipas Altman, ChatGPT ka rreth 100 milionë përdorues në Indi çdo javë, dhe mbi një e treta e tyre janë studentë. Më herët gjatë ditës, OpenAI njoftoi një partneritet me gjigantin indian të teknologjisë së informacionit Tata Consultancy Services (TCS) për ndërtimin e infrastrukturës së qendrave të të dhënave në Indi.

JT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0