Motori i kërkimit Google njoftoi ndërtimin e kabllove të rinj nënujore nga India, për të përforcuar kapacitetet e vendit më të populluar në botë në fushën e inteligjencës artificiale, gjatë samitit botëror mbi AI-në që po mbahet në kryeqytetin indian.
Gjiganti amerikan i teknologjisë bëri të ditur se tre lidhje nënujore do të lidhin Indinë me Singaporin, Afrikën e Jugut dhe Australinë dhe katër lidhje me fibra optike do të forcojnë lidhjet ekzistuese midis SHBA-së, Indisë dhe rajoneve të tjera të hemisferës jugore.
Ky projekt është pjesë e investimit gjigant prej 15 miliardë dollarësh për pesë vjet, i njoftuar në tetor nga Google, që përfshin ndër të tjera ndërtimin e qendrës së tij më të madhe të të dhënave jashtë SHBA-së në qytetin Visakhapatnam, në juglindje të Indisë.
Lexo edhe:Goditet kontrabanda në Durrës, bllokohen mbi 103 mijë veshje të markave të njohura
”India po ndjek një rrugë jashtëzakonisht premtuese në fushën e AI-së dhe ne duam të jemi partnerët e saj”, deklaroi përpara medias në Nju Delhi Sundar Pichai, CEO i “Alphabet”, kompania mëmë e Google.
Sipas tij, vendi ka një pozicion unik në revolucionin teknologjik në zhvillim. Kabllot e reja do të lidhen me Visakhapatnam, e cila pritet të bëhet një nga kryeqendrat indiane të AI-së.
”Për një vend me më shumë se një miliard banorë, ato do të rrisin rezistencën e rrjetit elektronik indian dhe do të përmirësojnë sigurinë e tij ekonomike”, theksoi Google.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto