Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat - Business Magazine Albania

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë kufjive të vendit janë një potencial i jashtëzakonshëm i zhvillimit ekonomik. Kjo jo vetëm nëpërmjet remitancave, që i kapërcejnë vlerën e 1 miliard eurove në vit, por edhe nëpërmjet ekspertizës dhe rrjetit të bashkëpunimeve.

Por sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

Dhoma e Biznesit të Diasporës ka publikuar shifrat përsa I përket shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe ndarjes gjinore të tyre.

“Ende nuk ekziston një shifër plotësisht e saktë për diasporën shqiptare, për shkak të kompleksitetit që karakterizon këtë dukuri. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, për vitin 2025, diaspora e re shqiptare llogaritet në rreth 2.25 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej”, theksohet në postimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Sipas statistikave zyrtare, jashtë territorit të Shqipërisë përllogariten 2,256,346 individë, ku:

Lexo edhe: Njihuni me fituesit e Teens in AI Albania Techathon 2026

 LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

  • 1,177,529 janë meshkuj
  • 1,078,817 janë femra

Struktura sipas moshës tregon një profil të ri dhe ekonomikisht aktiv:

  • 18% janë 0–14 vjeç
  • 77% janë 15–64 vjeç
  • 5% janë mbi 65 vjeç

“Kjo do të thotë se diaspora shqiptare nuk është thjesht një statistikë, është një kapital njerëzor i ri, produktiv dhe me potencial të lartë për kontribut ekonomik, profesional dhe strategjik”, thekson Dhoma e Biznesit të Diasporës.

FNE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0