Indeksi i Bankës Botërore: 1 në 5 shqiptarë i pasigurt për tapinë e tokës - Business Magazine Albania

Indeksi i Bankës Botërore: 1 në 5 shqiptarë i pasigurt për tapinë e tokës

Banka Botërore nëpërmjet platformës globale për tokën, që iu referua indeksit Prindex (Global Index of Property Rights) raportoi se pasiguria për pronën në Shqipëri është nga më të lartat në Europë duke përfshirë 20 për qind të popullsisë.

Ndërkohë që vendi aspiron integrimin evropian, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së tregut, siguria e pronës, po nën hapa pas. Sipas të dhënave të platformës pasiguria për pronën në Shqipëri është rritur nga 18% në 2020 në 20% në 2024.

Pavarësisht proceseve të digjitalizimit dhe reformave në kadastër, perceptimi i qytetarëve po shkon në kah të kundërt. Shkaqet kryesore të kësaj pasigurie në rritje vjen si pasojë e kaosit me titujt e pronësisë dhe mbivendosjet.

Shqipëria vuan ende nga trashëgimia e ligjit 7501 dhe proceset e papërfunduara të kthimit dhe kompensimit të pronave. Shpesh, për të njëjtën parcelë toke ekzistojnë dy ose më shumë certifikata pronësie, duke krijuar një gjendje “ngrirjeje” ku asnjë nga palët nuk ndihet pronar i sigurt.

Gjithashtu, ndonëse mijëra objekte janë legalizuar, një pjesë e madhe e popullsisë në zonat informale ende pret me vite për dokumentacionin final. Vonesat burokratike dhe ndryshimet e shpeshta të procedurave në Kadastër kanë krijuar një ndjenjë lodhjeje dhe pasigurie te qytetarët.

Lexo edhe: A po dobësohet NATO? Sinjalet që dolën nga Konferenca e Mynihut

Nga ana tjetër kalimi i shërbimeve të pronësisë tërësisht online (përmes e-Albania) fillimisht u shoqërua me vonesa në përgjigje dhe vështirësi teknike. Shumë qytetarë e shohin mungesën e kontaktit fizik me zyrtarët si një pengesë për të sqaruar problematikat komplekse të tokës së tyre, gjë që rrit perceptimin e pasigurisë

Sistemi i drejtësisë, i cili kaloi reformës së Vetingut, ka krijuar një stok të madh dosjesh të patrajtuara. Konfliktet e pronësisë shpesh mbeten në gjykata për dekada, duke i lënë qytetarët në një vakum ligjor ku ata nuk mund ta shesin, trashëgojnë apo përdorin pronën si kolateral bankar.

Indeksi i vë Shqipërinë në një nivel të lartë pasigurie për pronën në krahasim me vendet e Rajonit dhe Europës. Një e pesta e shqiptarëve ndihet i pambrojtur përballë shtetit dhe ligjit kur vjen puna te pasuria e paluajtshme.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0