Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Tourism Fair Albania ka përmbyllur edicionin e tij të katërt, duke u konfirmuar si panairi i vetëm i dedikuar ekskluzivisht sektorit të turizmit në Shqipëri, një pikëtakimi i përvitshëm me rëndësi në rritje për komunikimin dhe promovimin e ofertës turistike të vendit dhe rajonit. Panairi u organizua nga kompania Iceberg Exhibitions.

Panairi mblodhi 145 ekspozues, që përfaqësuan të gjithë zinxhirin e vlerës së turizmit, përfshirë hotele dhe struktura akomoduese, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, agroturizme, destinacione, sektorin HoReCa, teknologji dhe shërbime mbështetëse për industrinë.

Një komponent qendror i eventit ishte programi B2B, i organizuar për të katërtin vit radhazi në bashkëpunim me New Deal Europe. Në këtë kuadër, morën pjesë 40 blerës ndërkombëtarë nga 18 vende, përfshirë tregje me potencial të lartë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Japonia dhe Kina. Në total, u skeduluan 813 takime B2B përmes platformës digjitale www.b2balkan.com, të zhvilluara në një zonë të dedikuar brenda panairit.

Gjatë dy ditëve të eventit u zhvilluan 17 panele diskutimi, me rreth 70 folës ekspertë dhe profesionistë të sektorit, ku u trajtuan tema që lidhen me zhvillimin e turizmit gjithëvjetor, qendrueshmërinë e sektorit, bashkëpunimin ndërrajonal, promovimin e destinacioneve, teknologjinë, standardet e shërbimit etj.

Gjatë fjalës së tij, Z. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit theksoi rëndësinë e eventeve që bashkojnë institucionet publike, sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë, duke i cilësuar ato si instrumente thelbësore për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Sipas tij, në një periudhë kur Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, iniciativa të tilla luajnë një rol kyç në promovimin e ofertës turistike, forcimin e markës kombëtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit në tregjet ndërkombëtare.

Lexo edhe: Tourism Fair Albania 2026 rikthehet në Tiranë, duke bërë bashkë profesionistët e turizmit nga e gjithë bota

Ministri bëri gjithashtu referencë te rritja e qëndrueshme e sektorit, duke theksuar se Shqipëria ka pritur mbi 12 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025, një tregues që nënvizon nevojën për platforma profesionale që lidhin ofertën vendase me kërkesën ndërkombëtare.

Tourism Fair Albania u zhvillua në një kontekst ku Shqipëria po rrit prezencën e saj në panaire ndërkombëtare të turizmit si FITUR në Madrid dhe ITB Berlin, duke përdorur këto platforma si mjete për promovimin dhe pozicionimin strategjik të destinacionit. Në këtë kuadër, panairi në Tiranë po shënon rritje të vazhdueshme të interesit nga aktorë ndërkombëtarë, si në rolin e blerësve B2B ashtu edhe të ekspozuesve.

Panairi u mbështet zyrtarisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndërsa partnerë të tjerë mbështetës ishin GIZ Albania me programin SRD, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Elite Travel Group, Unioni Turistik Shqiptar, Lavanderi Bruno, dev.al dhe Pago, Albanian Night, The Crown, Mr. Chef.

Panairi u shoqërua me një mbulim të gjerë mediatik nga media si Premium Channel, Business Magazine, Class Explore, Anabel, Albanian Food Magazine, Travel Magazine dhe Success Made in Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0