Sezoni i provimeve ka dy realitete, Instagram-in me #studyvibes dhe jetën reale me sy të skuqur, kafe dhe kapituj që duken të pafund. Nëse po ndiheni të mbingarkuar, qetësohuni, ka disa truke të thjeshta që nuk janë magji, por e bëjnë trurin të punojë më zgjuar.
Studimi në grup funksionon vetëm kur bëhet si “shkëmbim njohurish”, jo si mbledhje për thashetheme. Kur secili shpjegon atë që di, informacioni fiksohet dyfish më shpejt.
Çamçakëzi nuk është thjesht zakon nervoz, por një ndihmës për përqendrimin. Studimet tregojnë se përtypja stimulon vëmendjen, sidomos në minutat e para të mësimit.
Ndryshimi i ambientit i jep trurit “restart”, ndaj nëse dhoma juaj ju duket si burg, një bibliotekë, kafene e qetë apo park mund të bëjë mrekulli për fokusin.
Të flisni me zë të lartë është një nga teknikat më efektive të memorimit. Kur ia shpjegoni vetes materialin, truri e përpunon më thellë dhe e ruan më gjatë.
Mos jetoni vetëm me kafe, truri ka nevojë për ujë. Hidratimi përmirëson përqendrimin dhe ul lodhjen mendore gjatë testit.
Dhe po, pak çokollatë e zezë para mësimit nuk është faj, por strategji, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut dhe jep energji mendore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.