Paratë mund të mos blejnë lumturinë direkt, por mënyra se si i përdorni ato mund të bëjë diferencën mes një jete stresuese dhe një jete të balancuar, të lirë dhe të përmbushur. Lajmi i mirë? Nuk ju duhen miliona për të menduar si të pasurit. Ja strategjitë që ata përdorin çdo ditë për të jetuar më mirë, jo thjesht më shtrenjtë.
Ndërtojnë “ekipin” e tyre personal
Të pasurit nuk përpiqen t’i bëjnë të gjitha vetë. Ata rrethohen me njerëz që u lehtësojnë jetën, nga profesionistë financiarë, deri te asistencë për detyrat e përditshme. Delegimi nuk është luks, është zgjuarsi.
Investojnë seriozisht në shëndet
Për ta, trupi është aset. Trajnerë personalë, ushqim cilësor dhe kontrolle mjekësore nuk janë shpenzim, por investim për energji, produktivitet dhe jetë më të gjatë.
Blejnë kohë, jo gjëra
Koha është pasuria më e rrallë. Të pasurit paguajnë për të shmangur lodhjen, pastrim shtëpie, automatizim shërbimesh apo asistencë. Çdo minutë e lirë shndërrohet në cilësi jete.
Mbledhin përvoja, jo objekte
Udhëtime, eksperienca, mësime të reja dhe momente të paharrueshme kanë vlerë më të madhe emocionale sesa çdo send luksoz. Kujtimet zgjasin më shumë se trendet.
Investojnë vazhdimisht tek vetja
Libra, kurse, mentorë, zhvillim profesional, për ta, mësimi nuk ndalet kurrë. Çdo aftësi e re është një mundësi më shumë për rritje.
Krijojnë ambiente që i frymëzojnë
Hapësira ku jetoni dhe punoni ndikon drejtpërdrejt në humor dhe fokus. Një ambient i pastër, i rregullt dhe i rehatshëm është pjesë e suksesit.
Kthejnë diçka mbrapsht
Bamirësia dhe ndihma për komunitetin u jep kuptim pasurisë. Dhënia krijon ndjenjë qëllimi dhe përmbushjeje personale.
Mendojnë për të ardhmen, jo vetëm për sot
Të pasurit planifikojnë, kursejnë, investojnë dhe ndërtojnë siguri financiare për veten dhe familjen. Pasuria e zgjuar është ajo që zgjat.
Sekreti nuk është të bëhesh i pasur për të qenë i lumtur, por të mësosh të mendosh si i pasur, që sot.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.