Testohet droni kosovar "SKIFTERI K1", ka një rreze prej mbi 1.100 kilometrash - Business Magazine Albania

Testohet droni kosovar “SKIFTERI K1”, ka një rreze prej mbi 1.100 kilometrash

Testohet droni kosovar "SKIFTERI K1", ka një rreze prej mbi 1.100 kilometrash

Është testuar me sukses droni i parë kosovar i prodhuar në vend, “SKIFTERI K1”.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Ridvan Aliu, themeluesi dhe CEO i “Future Minds Academy”, që merret me prodhimin e dronëve.

“Kosova gati të godas nga ajri 1000+ km larg. Testohet SKIFTERI K1 nga njëri prej klientëve tanë me saktësi maksimale”, shkroi ai.

Duke informuar për testimin e kryer, Aliu ka bërë të ditur se “SKIFTERI K1” ka kryer një fluturim prej 7 orësh e 12 minuta, me një distancë prej 1.124 kilometrash dhe kapacitet bartës prej 42 kilogramësh.

Detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditur. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në kompaninën e prodhimit të dronëve në muajin nëntor, tha se:

“Tani dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri”.

AA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0