Mercedes-Benz GLC, automjeti i parë në botë me interier të certifikuar vegan - Business Magazine Albania

Mercedes-Benz GLC, automjeti i parë në botë me interier të certifikuar vegan

Mercedes-Benz GLC, automjeti i parë në botë me interier të certifikuar vegan

Mercedes-Benz po vendos një standard të ri në përdorimin e materialeve vegane në industrinë automobilistike. Kompania është prodhuesi i parë i makinave në botë që ofron një interier vegan të certifikuar nga një organizatë e pavarur. Organizata ndërkombëtare The Vegan Society ka testuar të gjitha materialet me prekje të butë në interierin e automjetit për paketën e re Vegan, nga tapiceria e sediljeve te tavani, shtyllat dhe panelet e dyerve, deri te tapeti, dhe u ka dhënë atyre certifikimin vegan.

Kjo do të thotë se klientët mund të jenë plotësisht të sigurt që të gjitha sipërfaqet e realizuara me materialin ARTICO (imitim lëkure me cilësi të lartë), si edhe të gjitha tekstilet e përdorura në automjet, nuk përmbajnë produkte me origjinë shtazore. The Vegan Society ka certifikuar gjithashtu se gjatë gjithë fazave të prodhimit dhe përpunimit nuk janë përdorur përbërës apo aditivë me origjinë shtazore, të përpunuar apo të papërpunuar, në asnjë formë.

Paketa e certifikuar Vegan do të prezantohet si opsion interieri me modelin e ri GLC. Që nga nisja e shitjeve, kjo paketë do të shënohet me simbolin e njohur “Vegan Trademark” të The Vegan Society në konfiguratorin e automjeteve Mercedes-Benz.

Lexo edhe: Shqipëria, në top 20 vendet me IQ më të lartë në botë!

“Tek Mercedes-Benz, ne nuk marrim rrugë të shkurtra, përkundrazi, shkojmë gjithmonë një hap më tej. Certifikimi i interierit tonë vegan nga The Vegan Society e nënvizon këtë qasje: transparenca dhe besimi janë shumë të rëndësishme për ne. Klientët tanë mund të jenë të sigurt se materialet tona vegane nuk përmbajnë produkte shtazore dhe përmbushin standarde shumë të larta testimi. Jemi të kënaqur që këtë siguri mund ta ofrojmë përmes bashkëpunimit me një organizatë certifikuese të pavarur dhe të njohur globalisht.” — Markus Schäfer, Anëtar i Bordit Drejtues të Mercedes-Benz Group AG, Drejtor i Teknologjisë (CTO), Zhvillim & Prokurim

Kriteret e testimit për përdorimin e materialeve vegane në interier

Gjatë zhvillimit të interierëve veganë, Mercedes-Benz i ka vendosur vetes objektivin që çdo komponent material të testohet me rigorozitet, në mënyrë që klientëve t’u ofrohet niveli më i lartë i sigurisë dhe transparencës. Për këtë arsye, kompania ka angazhuar ekspertizën e organizatës së pavarur The Vegan Society.

Në fazën e parë, materialet e interierit aktualisht të përdorura në automjetet Mercedes-Benz, si dhe proceset e prodhimit të tyre, u auditua në kuadër të një projekti pilot. Këtu përfshiheshin materiale me prekje të butë si imitimi i lëkurës, mikrofibra dhe tekstile të tjera. Në rastet kur kishte indicie për përmbajtje me origjinë shtazore, materialet iu nënshtruan zhvillimeve të mëtejshme në bashkëpunim me furnitorët, duke zëvendësuar përbërësit problematikë me alternativa plotësisht pa origjinë shtazore. Kushti kryesor ishte që materialet të përmbushnin standardet e larta të cilësisë dhe perceptimit premium të Mercedes-Benz.

Pas kësaj, u krye auditimi dhe certifikimi i pavarur nga The Vegan Society. Në total, u vlerësuan rreth 100 komponentë materialesh nga furnitorë të ndryshëm të Mercedes-Benz, sipas standardeve të certifikimit vegan. “Vegan Trademark”, i njohur globalisht, jepet vetëm për produkte të certifikuara që janë prodhuar pa përdorimin e produkteve, nënprodukteve apo derivatëve shtazorë dhe pa asnjë formë testimi mbi kafshët. Çdo rrezik i mundshëm i ndotjes së kryqëzuar me përbërës shtazorë duhet të shmanget sa më shumë që të jetë praktikisht e mundur – standarde këto që kanë qenë veçanërisht të rëndësishme për Mercedes-Benz.

Interieri i parë i automjetit në botë me “Vegan Trademark”

Me modelin e ri GLC me teknologji EQ, The Vegan Society ka dhënë për herë të parë certifikimin “Vegan Trademark” për një interier automjeti. Mercedes-Benz ka zgjedhur të mos e kufizojë Paketën Vegan vetëm te sipërfaqet e sediljeve, por ta shtrijë atë edhe në shumë komponentë të tjerë me të cilët klientët janë në kontakt të përditshëm.

Këtu përfshihen sipërfaqe të ekspozuara si mbulesat e sediljeve dhe timonit, tavani i brendshëm, pragjet e dyerve, shtyllat, panelet e dyerve, mbulesat e diellit, konsola qendrore dhe paneli i instrumenteve, si edhe tapeti në hapësirat e këmbëve dhe në bagazh. Shumë prej këtyre materialeve kanë gjithashtu një përmbajtje të lartë materiali të ricikluar.

Paketa Vegan fillimisht do të jetë e disponueshme për modelin e ri GLC përmes konfiguratorit, ndërsa modele të tjera pritet t’i bashkohen në vijim.

mercedes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0