ANDRRA, e para platformë digjitale shqiptare për shëndetin riprodhues dhe prindërimin - Business Magazine Albania

ANDRRA, e para platformë digjitale shqiptare për shëndetin riprodhues dhe prindërimin

Andrra është aplikacioni i parë gjithëpërfshirës në gjuhën shqipe që mbështet gratë në çdo fazë të shtatzënisë dhe menaxhimit të ciklit menstrual. Ideja lindi nga nevoja për një platformë të sigurt, edukative dhe të thjeshtë për përdorueset shqiptare, që nuk ishte e mbuluar nga aplikacionet ndërkombëtare. Falë teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, Andrra ofron kalkulatorë të ovulimit dhe lindjes, udhëzime për ushqyerjen me gji dhe këshilla praktike për prindërimin. Përmes një ekosistemi të bazuar në ekspertizë mjekësore dhe mbështetje komunitare, platforma po revolucionarizon mënyrën se si gratë dhe prindërit marrin informacion të saktë dhe asistencë. BusinessMag bisedoi me Bardha Ajvazi, bashkëthemeluese dhe CEO e Andrra, për të zbuluar rrugëtimin, sfidat dhe planet për të ardhmen e aplikacionit.

Çfarë ju frymëzoi të krijonit Andrra dhe si lindi ideja për një aplikacion që mbështet gratë në çdo fazë të shtatzënisë dhe menaxhimin e ciklit menstrual?

Ideja për Andrra lindi nga një nevojë shumë personale, por edhe universale. Si nënë dhe si profesioniste në fushën e inovacionit dhe transformimit digjital, kuptova se mungonte një hapësirë e sigurt, edukative dhe praktike në gjuhën shqipe për gratë dhe prindërit. Shumë aplikacione ndërkombëtare ekzistonin, por asnjë nuk adresonte realitetin kulturor dhe gjuhësor të vendit tonë.
Kështu, Andrra u krijua si aplikacioni i parë gjithëpërfshirës për shëndetin riprodhues, shtatzëninë dhe prindërimin në gjuhën shqipe, me qëllimin për të fuqizuar gratë që të kuptojnë trupin e tyre, të ndihen të mbështetura gjatë shtatzënisë dhe të kenë një udhëzues të besueshëm pas lindjes. Emri “Andrra” përfaqëson ëndrrën për një përvojë prindërimi më të vetëdijshme, më të informuar dhe më të lidhur me teknologjinë.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0