A mund të parandalohen përmbytjet me ndihmën e AI - Business Magazine Albania

A mund të parandalohen përmbytjet me ndihmën e AI

Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme, nga përzgjedhja e punonjësve, te personalizimi i rrjeteve sociale dhe deri te përparimet në mjekësi.

Këshilli i Qarkut Northumberland në Angli po teston përdorimin e AI për të marrë vendime më të shpejta dhe më të sakta në planifikimin urban, veçanërisht në rastet që lidhen me rrezikun nga përmbytjet. Qëllimi është që, nëse testi rezulton i suksesshëm, kjo praktikë të shtrihet edhe në pjesë të tjera të vendit. Këshilli thekson se çdo vendim do të merret nga njerëzit, jo nga inteligjenca artificiale.

Zhvilluesit që duan të ndërtojnë duhet të dorëzojnë një aplikim që përfshin edhe një vlerësim të rrezikut nga përmbytjet. Aktualisht, kjo është një punë e ndërlikuar dhe që kërkon shumë kohë. Me ndihmën e AI, synohet që dokumentet të analizohen më shpejt dhe të evidentohen automatikisht problemet kryesore.

Lexo edhe: Pavarësisht Venezuelës, parashikimet thonë se 2026 do të jetë viti më i lirë për karburantin që nga Covid-19

Nick Watson, përgjegjës për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet, tha se këshilli shqyrton mijëra aplikime çdo vit dhe se shpesh ka mungesë standardi në dokumentacion.

Projekti konsiderohet inovativ dhe Northumberland shihet si zonë e përshtatshme për këtë test, pasi aty po zhvillohen edhe projekte të tjera të mëdha teknologjike, përfshirë një qendër të dhënash për AI dhe cloud computing me vlerë 10 miliardë paund.

Rajoni është përballur me përmbytje të shumta vitet e fundit, përfshirë ato të shkaktuara nga stuhia “Desmond” në vitin 2015.

Testimi i AI në planifikim pritet të përfundojë në shtator dhe rezultatet do të publikohen deri në fund të vitit.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0