Viti i Ri 2026 ka nisur me lajme të gëzueshme. Dy vajza janë bebet e para që kanë ardhur në jetë në vendin tonë, vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se një nga foshnjat ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Lindjet e para të vitit të ri shihen tradicionalisht si një simbol shprese, fillimesh të reja dhe energjie pozitive për vitin që sapo ka nisur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto