Braktisi mjekësinë nga lodhja ekstreme, sot startup-i i tij... - Business Magazine Albania

Braktisi mjekësinë nga lodhja ekstreme, sot startup-i i tij vlen mbi 460 milionë dollarë

Thomas Kelly ëndërronte të bëhej mjek që fëmijë, por realiteti i profesionit e përballi shpejt me një të vërtetë të ashpër: orë të gjata, dhjetëra pacientë në ditë dhe një ngarkesë administrative që linte pak hapësirë për kujdesin njerëzor. Pas vetëm pak vitesh në profesion, ai përjetoi atë që shumë mjekë e njohin mirë, djegien profesionale.

“I kisha vetëm 10 minuta për çdo pacient dhe qindra detyra për të koordinuar çdo ditë,” tregon Kelly. Sipas tij, sistemi e bënte të pamundur të ndërtonte marrëdhënie reale me pacientët, ashtu siç e kishte imagjinuar kur zgjodhi këtë profesion.

I frymëzuar nga ky problem, Kelly vendosi të kërkojë një zgjidhje jashtë mjekësisë tradicionale. Ai nisi të zhvillojë një mjet me inteligjencë artificiale që transkripton vizitat mjekësore dhe krijon automatikisht shënime klinike, duke lehtësuar barrën administrative për mjekët.

Sot, në moshën 33-vjeçare, Kelly është bashkëthemelues dhe CEO i “Heidi”, një asistent mjekësor me AI. Kompania njoftoi së fundmi një raund financimi prej 65 milionë dollarësh, duke e çuar vlerën e saj në rreth 465 milionë dollarë.

Rruga drejt suksesit nuk ishte e drejtpërdrejtë. Gjatë studimeve për mjekësi në Universitetin e Melburnit, Kelly nisi një aktivitet paralel duke ndihmuar studentë të tjerë përmes videove edukative dhe tutorimit online. Për të menaxhuar më mirë kohën, ai eksperimentoi me mjete të inteligjencës artificiale, një hap që, pa e ditur, do të shënonte kthesën e karrierës së tij.

Në vitin 2021, ai mori vendimin më të vështirë: të linte përfundimisht mjekësinë dhe t’i përkushtohej plotësisht ndërtimit të “Heidi”. “Do të pendohem gjithë jetën nëse nuk e provoj,” kujton ai mendimin që e shtyu të hidhte hapin.

Sot, mjeti i tij përdoret për të ndihmuar mjekët të përqendrohen më shumë tek pacientët dhe më pak tek dokumentacioni, ndërsa kompania ka tërhequr afro 100 milionë dollarë investime.

Historia e Kelly është një shembull i qartë se si një krizë profesionale mund të shndërrohet në një ide që ndryshon një industri të tërë, dhe një karrierë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0