OpenAI të enjten lançoi modelin e ri të inteligjencës artificiale GPT-5.2, pasi CEO-ja Sam Altman thuhet se shpalli një “code red” të brendshëm në fillim të dhjetorit, duke pezulluar projektet jo-themelore dhe duke ridrejtuar ekipet për të përshpejtuar zhvillimin në përgjigje të Google Gemini 3.
Sipas kompanisë, GPT-5.2 sjell përmirësime në inteligjencën e përgjithshme, programim dhe kuptimin e kontekstit të gjatë. Modeli i ri pritet të sjellë edhe më shumë vlerë ekonomike për përdoruesit, pasi është më i aftë në krijimin e spreadsheet-eve, ndërtimin e prezantimeve dhe menaxhimin e projekteve komplekse me shumë hapa, tha OpenAI.
Google, pjesë e Alphabet, lançoi versionin e fundit të Gemini në nëntor, duke theksuar se Gemini 3 kryeson disa prej klasifikimeve më të njohura që matin performancën e modeleve të AI-së.
“Gemini 3 pati më pak ndikim në metrikat tona sesa kishim frikë,” tha Altman në një intervistë për CNBC të enjten, ku ishte i pranishëm edhe CEO-ja e Disney, Bob Iger.
Lexo edhe: Reddit nis testimin e profileve të verifikuara për figurat publike
Disney tha të enjten se po investon 1 miliard dollarë në OpenAI dhe se do t’i lejojë kompanisë të përdorë personazhet e Star Wars, Pixar dhe Marvel në gjeneratorin e videove Sora.
OpenAI, e mbështetur nga Microsoft, tha gjithashtu se nuk ka plane të heqë nga përdorimi GPT-5.1, GPT-5 apo GPT-4.1 nga API-të e saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto