Si të ndërtojmë "NETWORK" në vetëm 20 minuta në ditë? - Business Magazine Albania

Si të ndërtojmë “NETWORK” në vetëm 20 minuta në ditë?

Sipas këshillave nga Bielińska, gati gjysma e sfidave që klientët e saj kanë lidhen me networking-un. Shumica thonë të njëjtën gjë: “Patëm një bisedë shumë të mirë, por s’doli asgjë prej saj.” Networking-u shpesh duket i sikletshëm, i paqartë dhe i vështirë për t’u futur në një ditë plot takime, afate dhe përgjegjësi. Por gabimi më i madh është ta shohim si një detyrë shtesë.

Zgjidhja? Të bësh networking natyrshëm, brenda asaj që ke tashmë në kalendar.

Bielińska ka ndërtuar një metodë të thjeshtë: Shfaqu. Krijo një Call to Action. Ndiqe.
Është një sistem i shpejtë, praktik dhe i orientuar drejt rezultateve, perfekt për profesionistët e zënë.

1. Shfaqu (Show Up)

Mos krijo takime të reja, shko aty ku njerëzit që të interesojnë janë tashmë, projekte ndërdepartamentale, town hall-e, komitete, trajnime.
Por shfaqja nuk mjafton: duhet të vish i përgatitur.
Mendo: “Si mund t’i ndihmoj ata që të më ndihmojnë mua?”
Në një takim mentorimi, kjo do të thotë të kesh pyetjet gati. Në një projekt, të kuptosh çfarë vlerëson pala tjetër dhe si lidhet puna jote me të.

2. Call to Action

Pasi je shfaqur, duhet një arsye për ta vazhduar bisedën.
Call to action nuk është presion, është një ftesë e vogël për të mbajtur lidhjen gjallë.

Shembuj:

  • T’i shkruash: “Më pëlqeu komenti yt për X. Mund të ndaj disa ide nga ekipi ynë nëse të duhen.”

  • T’i thuash mentorit: “Do ta provoj këtë sugjerim dhe javës tjetër të tregoj si shkoi.”

  • T’i ofrosh dikujt një dokument, analizë ose përvojë që mund t’i vlejë.

Qëllimi është i thjeshtë: t’i japësh personit një arsye të vogël që të të përgjigjet.

3. Ndiqe  (Follow Up)

Hapi që shumica e harrojnë dhe ai që bën gjithë diferencën.
Brenda 48 orëve, dërgo një mesazh të shkurtër. Nëse ke premtuar diçka, dërgoje ose jep një përditësim. Një follow-up i qartë tregon profesionalizëm dhe besueshmëri.

E gjitha zgjat më pak se 20 minuta, 5 minuta për t’u përgatitur, 3 minuta për call to action, 10 minuta për follow-up. Asnjë takim shtesë, vetëm ndërveprime të mençura, të fokusuara.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0