“Melia” merr dy çmime prestigjoze, “Most Loved Hotel Worldwide”... - Business Magazine Albania

“Melia” merr dy çmime prestigjoze, “Most Loved Hotel Worldwide” e “Most Loved Hotel in Albania” për perlën e Adriatikut

Melia Durrës, një investim i Concord Investment, shkëlqen në skenën e turizmit shqiptar dhe ndërkombëtar. Me dy çmime prestigjioze, “Most Loved Hotel Worldwide” dhe “Most Loved Hotel in Albania”, dhënë nga Loveholidays, një prej platformave më të mëdha evropiane, me mbi 5 milionë udhëtarë aktivë, resorti modern arrin një sukses që e vendos në një kategori krejt tjetër ekselence.

Fakti që vlerësimi vjen nga, e shton edhe më shumë peshën e këtij suksesi dhe e vendos Melia Durrës në një kategori krejt tjetër ekselence.

I konsideruar si “Perla e Adriatikut”, i pozicionuar në gjirin magjepsës të Lalzit, vetëm pak minuta larg Tiranës, ky resort modern sjell elegancën e rafinuar spanjolle të Meliá Hotels International, ndërthurur natyrshëm me mikpritjen e ngrohtë shqiptare.

Me mbi 470 dhoma, koncept të plotë All-Inclusive, ambiente të dizajnuara me finesë dhe një shërbim që respekton standardet më të larta të cilësisë, Melia Durrës është shndërruar në destinacionin ideal për pushuesit që kërkojnë komoditet, qetësi dhe një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë.

Partneriteti i fuqishëm me Loveholidays ka hapur dyert e një tregu të ri, veçanërisht nga Britania e Madhe, duke sjellë një valë të re turistësh dhe duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve që po marrin jehonë gjithnjë e më të madhe ndërkombëtare.

Në thelb të këtij triumfi nuk janë thjesht çmimet për t’u kornizuar, por një provë e qartë e punës, përkushtimit dhe pasionit të një ekipi që çdo ditë synon të tejkalojë pritshmëritë dhe të ofrojë përvoja që lënë gjurmë.

Melia Durrës vazhdon misionin e saj me një vizion të qartë: të krijojë emocione të vërteta pushimesh, t’i bëjë vizitorët nga çdo cep i globit të ndihen në shtëpi dhe të kontribuojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë si një destinacion turistik që po ngjitet me ritëm të shpejtë drejt majave botërore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0