SFF Consulting sjell Università Cattolica në Shqipëri: Hapja e aplikimeve për programin ndërkombëtar të Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Romë dhe Bolzano - Business Magazine Albania

SFF Consulting sjell Università Cattolica në Shqipëri: Hapja e aplikimeve për programin ndërkombëtar të Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Romë dhe Bolzano

Në një kohë kur të rinjtë shqiptarë kërkojnë gjithnjë e më shumë mundësi për arsim cilësor dhe perspektivë ndërkombëtare, SFF Consulting sjell një lajm të rëndësishëm për studentët e interesuar në fushën e mjekësisë: Università Cattolica del Sacro Cuore, një nga universitetet më prestigjioze të Europës ka hapur zyrtarisht aplikimet për programin ndërkombëtar të Mjekësisë dhe Kirurgjisë, që zhvillohet në Romë dhe Bolzano.

Programi zhvillohet 100% në gjuhën angleze dhe ofron laboratorë, klinika dhe spitale me standarde perëndimore, si dhe një diplomë të njohur globalisht. Ai është i pasuruar me profesorë nga e gjithë bota, gjë që e bën një nga opsionet më tërheqëse për studentët që synojnë një karrierë ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë. SFF Consulting është agjenci akademike që udhëzon, ndihmon, dhe shoqëron studentët shqiptarë në çdo hap të procesit të aplikimit jashtë vendit, që nga konsultimi fillestar deri te përgatitja për provimin hyrës. E themeluar në Tiranë, SFF është shndërruar në një partner strategjik që ofron shërbime të personalizuara për çdo student dhe familje:

  • Këshillim akademik mbi degët dhe universitetet më të përshtatshme. 
  • Hartim dhe menaxhim të plotë të dokumentacionit. 
  • Përgatitje për provimet hyrëse dhe asistencë gjatë gjithë procesit të aplikimit. 

Provimet për programin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë zhvillohen online nga shtëpia, në fund të marsit për kampusin e Romës dhe në mes/fund të majit për kampusin e Bolzanos. “Ne i udhëheqim studentët me përgatitje, jo me fat. Me alternativat që i përshtaten më së miri profilit, mundësive dhe orientimit të tyre akademik. Ne ndërtojmë mundësi të personalizuara, nuk ofrojmë opsione të ngurta apo të gatshme.” – Frencis Karagjozi, SFF Consulting Sipas Frencis Karagjozit, bashkëthemelues dhe Drejtor për Operacionet dhe Strategjinë në SFF Consulting, synimi nuk është vetëm të ndihmohet për aplikimin, por të ndërtohet një rrugëtim i qartë akademik për secilin student. “Në një treg të mbushur me informacione të shpërndara, ne i japim studentit siguri, drejtim dhe përgatitje reale për sukses. Arsimi është një proces që mbështetet te mentorimi dhe udhëzimi i saktë.”

Lexo edhe: DPSHTRR: 42.4% e autoveturave elektrike janë me zero kilometra

Kush është Frencis Karagjozi dhe SFF Consulting

Frencis Karagjozi është bashkëthemelues i SFF Consulting, me një eksperiencë 15-vjeçare    në arsimin ndërkombëtar dhe menaxhimin akademik. Ai ka studiuar në Brigham Young University (USA) dhe Swedish University of Agricultural Sciences, ku ka fituar titullin Master of Science në Ekonomi dhe Menaxhim të Qëndrueshëm Mjedisor.Ka punuar në institucione si Balfin Group, Universiteti Metropolitan, Albanian University, dhe Credins Bank, dhe është vlerësuar me disa bursa akademike ndërkombëtare, përfshirë Swedish Institute Scholarship for Western Balkans. Në SFF, Frencis drejton strategjinë, zhvillimin e projekteve dhe mentorimin e studentëve për karrierat e tyre akademike jashtë vendit. SFF Consulting e sheh veten si një partner afatgjatë në rrugëtimin akademik të studentëve shqiptarë. Me qasje miqësore, përvojë ndërkombëtare dhe fokus në cilësi, SFF synon të bëhet konsulenti kryesor i besuar për familjet shqiptare që kërkojnë një proces të sigurt dhe të personalizuar për studimet jashtë vendit.

Më shumë informacione mbi renditjen globale të Cattolica-s:

Renditja specifike e lëndëve (globale):

Kujdesi Intensiv dhe Mjekësia e Kujdesit Intensiv: Vendi i 71-të

Dermatologjia: Vendi i 65-të

Pediatria, Perinatologjia dhe Shëndeti i Fëmijëve: Vendi i 102-të

Obstetrika dhe Gjinekologjia: Vendi i 82-të

Gastroenterologjia: Vendi i 77-të

Mjekësia Pulmonare dhe Respiratore: Vendi i 115-të

Kirurgjia: Vendi i 126-të

Renditja specifike e degëve (globale) (Itali):

Kujdesi Intensiv: Vendi i 3-të

Obstetrika dhe Gjinekologjia: Vendi i 2-të

Dermatologjia: Vendi i 3-të

Pediatria: Vendi i 2-të

Mjekësia Pulmonare dhe Respiratore: Vendi i 4-të

📍 Aplikimet për programin ndërkombëtar të Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Università Cattolica janë tashmë të hapura. Për më shumë informacion dhe udhëzim mbi procedurat, kontaktoni:

SFF Consulting – Tirana, Albania
Tel: 069 881 8181
Email:sffconsulting@gmail.com

Adresa: Rruga Selita e Vjeter, Kulla Brari A, Suite 8, Tirana, Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0