Limitohen pagesat cash në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Limitohen pagesat cash në Shqipëri!

Ministri i Financave Petrit Malaj, i pranishëm në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, vuri theksin në domosdoshmërinë për të vendosur rregulla më të qarta në tregtinë online, një sektor që po rritet me shpejtësi dhe një pjesë e madhe prej tyre vijojnë të funksionojnë në mënyrë informale.

Gjatë gjalës së tij, Malaj bëri të ditur se ministria ka hartuar një projektligj të ri që synon të formalizojë të gjitha faqet që operojnë pa NIPT ose që nuk deklarojnë të ardhurat, duke i detyruar ato të publikojnë qartë informacionet bazë të aktivitetit.

Sipas draftit, AKEP do të ketë kompetencën të pezullojë aktivitetin e çdo subjekti që nuk respekton rregullat, duke vendosur kështu një standard të ri transparence dhe përgjegjshmërie në tregun digjital.

“Vendosim për herë të parë që bizneset online të publikojnë të dhënat e tyre, si emrin tregtar, NIPT-in, adresën e aktivitetit dhe elementë të tjerë informues. Kjo është një masë që e konsiderojmë të drejtë dhe në shërbim të konsumatorit. AKEP, nëse konstaton shkelje, do të ketë të drejtën të pezullojë aktivitetin e tyre. Me pak fjalë, tregu online nuk do të funksionojë më jashtë rregullave të lojës.”, tha ministri Malaj, teksa më tej theksoi se në të njëjtën linjë me formalizimin e sektorit online, qeveria po përshpejton edhe masat për reduktimin e përdorimit të parasë fizike.

Lexo edhe: Shqipëria çel sot Grupkapitullin e 5-të, çfarë do të thotë kjo për ekonominë!

Operatorët e turizmit dhe transportit do të detyrohen të pajisen me pajisje elektronike të pagesave deri më 30 maj të vitit të ardhshëm, ndërsa kufijtë për transaksionet me para në dorë do të shtrëngohen më tej.

Pagesat mes bizneseve do të lejohen deri në 100 mijë lekë, ndërsa shumat më të larta do të kryhen vetëm përmes bankave. Po ashtu, kufiri për shitjet me cash ndaj konsumatorëve do të mbetet 500 mijë lekë.

“Pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme lidhet me reduktimin e përdorimit të parasë fizike. Bizneset do të kenë mundësi të kryejnë pagesa ndaj njëri-tjetrit deri në 100 mijë lekë, nga 150 mijë që ishte më parë, ndërsa çdo shumë mbi këtë kufi do të kryhet vetëm përmes bankave. Gjithashtu, bizneset do të lejohen të shesin tek konsumatorët mallra deri në 500 mijë lekë me pagesë cash. Deri më 30 maj të vitit të ardhshëm, operatorët në sektorin e transportit dhe turizmit duhet të jenë pajisur me mjetet e nevojshme për pagesa elektronike”, shtoi Malaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0