Mektrin rikthen “Open Days”: një fundjavë argëtuese për të gjithë familjen dhe adhuruesit e automobilistikës - Business Magazine Albania

Mektrin rikthen “Open Days”: një fundjavë argëtuese për të gjithë familjen dhe adhuruesit e automobilistikës

Më 1 dhe 2 nëntor, Mektrin organizoi edicionin e dytë të “Open Days”, një event që tashmë po kthehet në traditë dhe vendos klientin dhe përvojën e tij në qendër.

Gjatë fundjavës, ambientet e Mektrin u mbushën me vizitorë, familje dhe pasionantë të automobilistikës që erdhën për një përvojë ndryshe. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, pjesëmarrësit shijuan pije, snacks dhe aktivitete për fëmijë, duke e shndërruar Open Days në një ditë të hapur për të gjithë, nga entuziastët e makinave tek prindërit që kaluan një ditë interesante me fëmijët e tyre. 

Në thelb të eventit qëndroi ideja se Mektrin nuk shet thjesht makina, por ofron përvoja.
Çdo i ftuar pati mundësinë të drejtonte personalisht një makinë premium ose luksoze, në komoditetin e kabinës dhe duke shijuar teknologjitë inteligjente që sjell secili brand.

Një gamë e gjerë makinash u vendos në dispozicion për test drive ekskluzive, duke u dhënë klientëve mundësinë të përjetonin nga afër çfarë do të thotë performancë, kontroll dhe elegancë në një nivel tjetër.

Për Mektrin, Open Days është shumë më tepër se një ekspozim produktesh.
Është një filozofi e lidhjes emocionale mes njeriut dhe makinës, një mënyrë për të ndarë pasionin për lëvizshmërinë e së ardhmes, për inovacionin dhe teknologjitë që po transformojnë mënyrën si udhëtojmë.

 Shiko nga afër atmosferën e Open Days:

Mektrin vazhdon të udhëheqë tregun shqiptar të automjeteve premium dhe luxury, duke sjellë jo vetëm marka ikonike, por edhe përvoja që mbeten në kujtesë. Sepse te Mektrin, çdo përvojë e klientit me makinën fillon me një ndjesi dhe përfundon me një histori.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0