Kur psikologia të flet për ChatGPT, si po ndryshon mënyra... - Business Magazine Albania

Kur psikologia të flet për ChatGPT, si po ndryshon mënyra si kuptojmë emocionet?

Nëse dikur seancat me psikologun përqendroheshin tek ndjenjat, trauma apo marrëdhëniet me njerëzit, sot në to ka hyrë një “personazh” i ri, inteligjenca artificiale.

Gjithnjë e më shumë terapistë po pranojnë se pacientët e tyre flasin për ChatGPT, për ndjenjat që kanë ndaj tij, apo për mënyrën se si e përdorin si “mik” në momente ankthi. Disa madje rrëfejnë se para se të kërkonin ndihmë profesionale, kanë biseduar me AI-në për të gjetur qetësi.

“Kam pasur raste ku pacienti më tha se ChatGPT e kupton më mirë se njerëzit përreth,” tregon një psikologe londineze për The Guardian. “Nuk bëhet fjalë për varësi teknologjike, por për mënyrën se si njerëzit po kërkojnë ngushëllim edhe në botën digjitale.”

Por edhe vetë terapistët po e përdorin teknologjinë në mënyra të reja. Disa e shohin AI-në si një ndihmës që analizon modele sjelljeje, ndihmon me ushtrime relaksimi ose i ndihmon pacientët të mbajnë shënim gjendjen e tyre emocionale gjatë javës.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë, asnjë algoritëm nuk mund të zëvendësojë empatinë njerëzore. Inteligjenca artificiale mund të të dëgjojë, por nuk mund të të ndjejë. Dhe ndoshta, kjo është ajo që na bën njerëzorë, edhe në një botë gjithnjë e më teknologjike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0