MEPS Albania: Energjia e pastër është e ardhmja e zhvillimit të qëndrueshëm - Business Magazine Albania

MEPS Albania: Energjia e pastër është e ardhmja e zhvillimit të qëndrueshëm

Nga Iceberg Exhibitions: Në kuadër të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, kemi zhvilluar një bisedë me Z. Saimir Tollumi, themeluesin e MEPS Albania, një prej kompanive më aktive në fushën e energjisë së rinovueshme dhe partner kryesor i këtij edicioni.

MEPS Albania është e angazhuar në projektet që mbështesin tranzicionin energjetik të vendit, duke sjellë zgjidhje moderne në prodhimin dhe menaxhimin e energjisë së pastër, si dhe në ndërtimin e qëndrueshëm. Në këtë intervistë, Z. Tollumi ndan vizionin e kompanisë, arsyet e bashkëpunimit me panairin dhe rolin që MEPS synon të luajë në zhvillimin e tregut të energjisë në Shqipëri dhe rajon.

Cili është vizioni i MEPS në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë në Shqipëri?

Vizioni i kompanisë tonë, MEPS Albania është të kontribuojmë në tranzicionin energjitik të Shqipërisë drejt një të ardhmeje me energji të pastër, me fokus në projektet e energjisë së rinovueshme të cilat jo vetëm përmirësojnë pavarësinë energjetike, por nxisin rritjen ekonomike dhe ndihmojnë për një mjedis më të mirë.

Pse keni zgjedhur të merrni pjesë si një ndër partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër?

Ne kemi zgjedhur të jemi partnerë të panairit sepse besojmë fuqishëm në rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme. Ky panair përfaqëson një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer ide, krijuar takime me klientë dhe shkëmbyer përvoja mes aktorëve kryesorë të sektorit. Si kompani, ne jemi të angazhuar në promovimin e teknologjive të pastra, eficiencës energjetike dhe praktikave miqësore me mjedisin. Pjesëmarrja na jep mundësinë të kontribuojmë aktivisht në nxitjen e tranzicionit drejt energjive të rinovueshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe të prezantojmë zgjidhjet tona profesionale që mbështesin këtë qëllim. Në të njëjtën kohë, ky panair është një hapësirë e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimet me sektorin publik e privat, për të ndërtuar marrëdhënie të reja dhe për të ndarë vizionin tonë për një të ardhme më të qendrueshme dhe efikase për të gjithë.

Cilat janë produktet kryesore që do të prezantoni në panair dhe si adresojnë ato nevojat aktuale të tregut lokal dhe rajonal?

Më poshtë gjeni një përmbledhje të produkteve/zhvillimeve kyçe që ne ofrojmë dhe dëshirojmë të sjellim në panair, secili me përshkrim të shkurtër, problemin që zgjidh, dhe pse është i rëndësishëm për tregun lokal dhe rajonal.

  • Sisteme diellore Utility Scale – Parqe Fotovoltaike

Parqet fotovoltaike Utility Scale janë sisteme të mëdha të prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet rrezatimit diellor, të lidhura direkt në rrjetin  energjitik.

Nevoja që adreson:

− Rritja e kërkesës për energji parqet fotovoltaike janë përgjigja e duhur duke ruajtur edhe ekuilibrat ekologjike;

− Ulja e varësisë nga burimet e energjisë jo ekologjikedhe reduktimi i emetimeve të CO₂;

− Diversifikimi i burimeve energjetike kombëtare;

− Mbështetja e objektivave të tranzicionit energjetik dhe politikave të gjelbra të BE-së.

Përfitime:

− Ekonomike: Kosto të ulëta investimi në raport me projekte të tjera ekologjike dhe ulje e kostos së prodhimit të energjisë në afatgjatë;

− Mjedisore: zero emetime gjatë operimit; ulje e ndotjes.

− Sociale: mbështetje për zhvillimin rajonal dhe siguri më e madhe energjetike për komunitetet.

  • Sisteme diellore (Solar PV) — njësitë tregtare dhe industriale

Panelet fotovoltaike për objekte tregtare dhe industriale, dhe sistemet BIPV (building-integrated PV).

Nevoja që adreson:

Vet-prodhim i energjisë e kombinuar kjo edhe me bateri sjell pavarësi energjitike të objektit.

Përfitime:

Ulje të faturës së energjisë, duke kontribuar në uljen e emetimeve CO₂, kthim i investimit në pak vite. Kush përfiton: Shtëpi, ndërmarrje të vogla dhe të mesme të mëdha, ndërtesa publike.

Pse këto produkte janë të rëndësishme për tregun lokal dhe rajonal?

Energjia e rinovueshme dhe eficienca janë në fokus të politikave dhe investimeve; zgjidhjet tona u përgjigjen drejtpërdrejt këtyre prioriteve.

Kosto/efikasitet: Shumë zgjidhje përqëndrohen në uljen e kostove operative, një nevojë kryesore për bizneset rajonale.

Infrastrukturë e munguar: Sistemet e transmetimit që aktualisht janë duke operuar në kapacitete maksimale, sistemet e ruajtjes apo shkëmbimit të energjisë.

Financim & risk: Modelet aktuale financiare në treg lehtësojnë barrierat hyrëse dhe përshpejtojnë adoptimin.

Për më tepër, ndërtimi i parqeve diellore nxit zhvillimin ekonomik lokal përmes punësimit, përmirësimit të infrastrukturës dhe përdorimit të tokave jo produktive. Këto projekte i japin rajonit një rol të rëndësishëm në tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet dhe objektivat e BE-së për energjinë e pastër.

Si e vlerësoni rëndësinë e panaireve sektoriale si ky për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të ndikuar në zhvillimin e tregut?

Panairet sektoriale si ky kanë një rol thelbësor në nxitjen e bashkëpunimit, inovacionit dhe zhvillimit të tregut. Ato krijojnë një platformë ku bashkohen bizneset, institucionet publike, partnere dhe investitorët për të shkëmbyer përvoja, ide dhe për të zhvilluar mundësi të reja bashkëpunimi.

Në një treg që po ndryshon me ritme të shpejta — sidomos në fushat e energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër — panaire të tilla shërbejnë si pikë takimi strategjike, ku mund të:

− krijohen partneritete të reja biznesi dhe projekte të përbashkëta,

− prezantohen inovacionet më të fundit teknologjike,

− forcohet ndërveprimi midis sektorit publik dhe atij privat,

− dhe të orientohet tregu drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë.

Ne e shohim këtë panair jo vetëm si një mundësi për të promovuar produktet dhe shërbimet tona, por edhe si një hapësirë për bashkëkrijim – ku përmes dialogut, mund të ndikojmë në drejtimin që po merr tregu rajonal, duke kontribuar me përvojën tonë në energji të pastër, eficiencë dhe zhvillim të gjelbër.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0