Vega Group: Ndërtimi i ekosistemit të energjisë së pastër dhe mobilitetit të gjelbër në Shqipëri - Business Magazine Albania

Vega Group: Ndërtimi i ekosistemit të energjisë së pastër dhe mobilitetit të gjelbër në Shqipëri

Nga Iceberg Exhibitions: Në një kohë kur tranzicioni drejt energjisë së gjelbër po bëhet një domosdoshmëri globale, Vega Group po shfaqet si një nga aktorët më inovativë në tregun shqiptar të energjisë dhe teknologjive të qëndrueshme. Me një portofol që përfshin sisteme fotovoltaike, infrastrukturë karikimi për automjete elektrike, dhe zgjidhje inteligjente për menaxhimin e energjisë, kompania po ndërton me viziaon të qartë një ekosistem që mbështet pavarësinë energjetike dhe mobilitetin e gjelbër.
Në prag të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE 2025), ne biseduam me Z. Bruno Papaj, CEO i Vega Group, i cili ndau vizionin e kompanisë për të shndërruar inovacionin, bashkëpunimin dhe investimin në shtylla konkrete të zhvillimit të qëndrueshëm.

Cili është vizioni i Vega në drejtim të të zhvillimit të energjisë së pastër dhe ekonomisë së gjelbër? 

Ne në Vega Group kemi për qëllim të ndërtojmë një të ardhme ku energia e pastër dhe teknologjitë e gjelbra janë pjesë e përditshmërisë për individë, biznese dhe komunitete. 

 Vizionin tonë e shohim në disa shtylla kryesore: 

  • Zgjerimin e përdorimit të energjisë diellore si burimin kryesor të qëndrueshëm, nga sistemet për vetëkonsum deri tek parqet fotovoltaike në shkallë të gjerë, që kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë energjetike kombëtare 
  • Zhvillimin infrastrukturës së karikimit për automjetet elektrike, për të përgatitur tregun për transformimin e EV dhe energjisë së gjelbër.
  • Ofrimin shërbimeve gjithëpërfshirëse, projektim, instalim, menaxhim dhe mirëmbajtje sipas standardeve ndërkombëtare.
  • Përdorimi i teknologjive digjitale për monitorim, analizë dhe optimizim, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe jetëgjatësisë së sistemeve. 

Me këtë vizion, ne nuk shikojmë vetëm si një kompani që “instalon panele diellore apo stacione karikimi”, por si katalizator ndryshimi për Shqipërinë dhe rajonin e me gjere për një sektor energjetik që është më i pastër, më efikas dhe më i qëndrueshëm. 

Pse keni zgjedhur të merrni pjesë si një ndër partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër? 

Panairet si ECGE janë një mundësi e jashtëzakonshme për të bashkuar aktorë të ndryshëm të industrisë institucionet, kompanitë teknike, investitorët dhe profesionistët e fushës. Si partner kryesor, me pjesë marrje për të disatin vit rradhazi, Vega dëshiron të luajë rol aktiv në këtë dialog. 

Lexo edhe:Mastercard promovon të ardhmen digjitale të Shqipërisë në Plug and Play Tirana Expo 2025

Arsyet kryesore janë: 

  • Shfaqja e kapaciteteve tona në teknologji të rinovueshme dhe strukturë karikimi ne besojmë që prezenca e dukshme forcon besueshmërinë për klientët dhe partnerët. 
  • Ndërtimi i lidhjeve strategjike  për Vega është shumë e rëndësishme të identifikojë dhe të nisë bashkëpunime me kompani ndërtimi, institucione publike, operatorë energjetikë dhe investitorë. 
  • Marrja e feedback-ut dhe njohja me nevojat reale të tregut  për Vega është esenciale të kuptojë sfidat dhe kërkesat që klientët dhe partnerët ndjejnë, që të rregullojë ofertën e saj. 
  • Kontributi në vizionin e përbashkët për një ekonomi të gjelbër dhe transformim energjetik duke qenë partner aktiv, Vega merr rol jo vetëm si ofrues, por si faktor ndryshimi në treg.” 

Cilat janë produktet kryesore që planifikoni të prezantoni dhe si adresojnë ato nevojat aktuale të tregut lokal dhe rajonal? 

Vega Group fokusohet në dy drejtime kryesore
Zhvillimin e sistemeve fotovoltaike dhe infrastrukturën e karikimit për automjetet elektrike, duke dhënë një kontribut real në transformimin energjetik të vendit. 

Sistemet fotovoltaike 

  • Përmes VEGA Energy ne jemi bëre partner i besuar, me kapacitete të mëdha teknike, staf të specializuar dhe eksperiencë të provuar në tregje ndërkombëtare aktualisht me projekte në Itali dhe Maqedoninë e Veriut. 
  • Me VEGA Solar   kemi ndihmuar dhjetëra kompani dhe familje të ulin ndjeshëm kostot e energjisë dhe të bëhen më të pavarura. 
  •  Falë shërbimeve VEGA Electric, sigurojmë cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjatë.  

 Infrastruktura e karikimit për automjetet elektrike 

  • Me VEGA Charging, po ndërtojmë një rrjet kombëtar stacionesh karikimi, duke mbështetur tranzicionin drejt mobilitetit të gjelbër dhe duke plotësuar një boshllëk të rëndësishëm në tregun rajonal. 
    Kjo tregon angazhimin tonë për të ndërtuar një ekosistem energjetik modern, të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm. 

Si e vlerësoni rëndësinë e panaireve sektoriale si ky për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të ndikuar në zhvillimin e tregut? 

Panairet sektoriale nuk janë vetëm ekspozita produktesh  ato janë forum strategjik për ndërtimin e ekosistemeve dhe influencën në drejtim të zhvillimit të sektorit. Nga perspektiva jonë si Vega, këtu është pse janë kaq të rëndësishme: 

  • Formësojnë rrjetin e partnerëve: Në krijimin e kontakteve me institucione, investitorë, kompani infrastrukturore, kontraktorë dhe furnizues  dhe të identifikosh mundësi bashkëpunimi që nuk do të ishin të hapura në kanale të tjera. 

Tregojnë kapacitetet teknike dhe standardet: Prezantimi publik i teknologjive dhe zgjidhjeve të reja rrit besimin dhe kredibilitetin, jo vetëm ndaj klientëve, por ndaj të gjithë aktorëve në industrinë energjetike. 

Ndikojnë në trendet dhe politikat: Duke qenë të pranishëm dhe të aktivë në diskutime, Vega mund të ndikojë në formulimin e standardeve, politikave dhe infrastrukturës që do të bëjnë mundësi për rritje më të qëndrueshme të sektorit. 

Marrim input dhe feedback të drejtpërdrejtë: Panairet janë vendi ku flitet hapur për sfidat dhe nevojat reale të tregut  dhe ne e përdorim këtë për të përmirësuar ofertën tonë. 

Katalizator projekte konkrete: Shpesh në një panair lindin marrëveshje, pilot-projekte dhe bashkëpunime që transformohen në kontrata reale. 

Për Vega, prania në këtë panair është strategjike: ne duam që jo vetëm të jemi prezente, por të jemi aktive të ndërtojmë partneritete që zgjerohen përtej ekspozimit, dhe të kontribuojmë në formësimin e një tregu energjetik më dinamik dhe më të qëndrueshëm. 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0