Universitetet dhe tregu i punës, dy botë paralele që takohen kur iu bie rruga! - Business Magazine Albania

Universitetet dhe tregu i punës, dy botë paralele që takohen kur iu bie rruga!

Nga Adelina Onuzi – Diploma shpesh shihet si biletë hyrjeje për në “parajsën” e tregut të punës. Por kur dera nuk hapet, fajin ia hedhim gjithmonë bravës, jo çelësit. Për universitetet nuk është çudi vazhdimi i ligjërimeve si në vitet ’80. Më kujtohet një video ku tregonte ndryshimet e botës moderne, celulari ndryshim drastik në 100 vite, automjetet po e po, ndërsa një klasë ku jepet mësim mbetej po e njëjta. Studentët mësojnë për të kaluar provimet, ndërsa tregu i punës kërkon njerëz që dinë të mendojnë, të flasin dhe ironi e madhe, të punojnë realisht. Ndërkohë që bota shpik profesione të reja dita ditës, ne ende flasim për teorinë si bazë të “fortë”, pa e kuptuar se baza pa katet e sipërme nuk është gjë tjetër veçse themel i zbuluar.

Tre zëra të ndryshëm, të njohur për kontributin e tyre në edukim dhe shoqëri, kanë folur për Business Magazine mbi të diplomuarin e papërgatitur për tregun e punës. Të ftuarit tanë na tregojnë se pse diploma është bërë më shumë një kartë identiteti sesa garanci suksesi, dhe pse aftësitë “e buta” shpesh vlejnë më shumë se çdo notë 10.

Lutfi Dervishi – Analist, Gazetar, Pedagog

Sipas jush, pse shumë të rinj ndihen të papërgatitur për punë pas universitetit? Çfarë mungon në arsim sot? 

Sepse universiteti shpesh përgatit për diplomën, jo për jetën. Sistemi arsimor është ende, me plane mësimore që shpesh i përkasin një tregu pune që ka vdekur prej vitesh. Mungojnë aftësitë praktike, mendimi kritik, puna në grup dhe qasja ndërdisiplinore. Të rinjtë dalin me njohuri të cunguara, pa ide si të hartojnë një email pune, të ndërtojnë një portofol, apo të menaxhojnë një projekt të thjeshtë. Të mos harrojmë se shumë profesione të së nesërmes ( pas 10-15 vitesh) ende nuk janë krijuar. Interneti dhe teknologjia po ndryshon gjithçka: po ndryshon në mënyrë radikale koncepti për punën, dhe të mos harrojmë AI. Kush e kishte menduar para dy dekadave se puna nga distanca do të ishte realitet?! Nëse gjithçka po ndryshon, arsimi ka ndryshuar pak ose aspak. 

A mendoni se diploma sot ka humbur vlerën që kishte dikur? A mjafton një diplomë për të pasur sukses në tregun e punës? 

Ka ikur koha e barazimit të diplomës me një vend pune për gjithë jetën. Ky ishte shekulli XX. Diploma sot është si patenta: e nevojshme, por askush s’të jep makinën për këtë arsye. Ajo mund të hapë një derë, por vetë kaq. Aftësitë reale, përvoja, etika e punës dhe fleksibiliteti janë ato që të mbajnë në treg. Në një botë ku çdo gjë ndryshon me shpejtësinë e teknologjisë, të mbështetesh vetëm te një diplomë është si të ecësh sot në “autostradën” Tiranë – Durrës me biçikletë. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0