Të qenët shumë i kërkuar nga turistët nuk është gjithmonë përparësi. Popullariteti sjell të ardhura, por edhe presion mbi mjedisin dhe komunitetet vendase. Gjetja e ekuilibrit mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore e natyrore është një nga sfidat më të mëdha të destinacioneve që po përjetojnë bum turistik.
Turizmi masiv ndodh kur një destinacion nuk mund të përballojë më fluksin e vizitorëve, duke prekur jetesën e banorëve dhe infrastrukturën lokale. Pasojat përfshijnë mungesë ushqimi e uji me çmim të përballueshëm, mbipopullim, trafik, ndotje, rritje të çmimeve të banesave dhe humbje të autenticitetit. Ekspertët theksojnë se turizmi nuk duhet shmangur, por menaxhuar me kujdes, me udhëtime jashtë sezonit, qëndrime më të gjata dhe mbështetje për bizneset lokale.
1. Shqipëria
E vendosur mes Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria po përjeton një rritje të vrullshme turistike. Nga 3 milionë vizitorë në 2015, numri u trefishua në 10 milionë në 2023, dhe parashikimet flasin për 30 milionë deri në vitin 2030, duke e bërë vendin destinacionin me rritjen më të shpejtë në Europë. Sipas Elton Caushit, banor i Tiranës dhe themelues i Albanian Trip, mënyra më e mirë për ta bërë turizmin të qëndrueshëm është shpërndarja e vizitorëve përtej pikave të zakonshme si Saranda, Dhërmiu apo Ksamili. “Vizitoni fshatra si Zogaj pranë Shkodrës, Delvina, Lushnja apo Kukësi, kjo ndihmon komunitetet që zakonisht mbeten jashtë përfitimeve,” thotë ai. “Rezervoni në bujtina shqiptare dhe udhëtoni jashtë sezonit. Shqipëria mbetet po aq e bukur, më e qetë dhe më ekonomike, duke ndihmuar bizneset vendase të mbijetojnë gjatë gjithë vitit.”
2. Raja Ampat, Indonezi

Ishujt e Raja Ampat po përballen me rritje të madhe të turizmit tokësor që po dëmton mjedisin. Udhëtimet me ndikim të ulët, si ekspedita në anije kërkimore ose projekte edukative, ndihmojnë në ruajtjen e këtij rajoni unik.
Lexo edhe: Nga Da Vinci te Rembrandt, disa nga grabitjet e famshme të muzeve gjatë historisë
3. Santiago de Compostela, Spanjë

Qyteti i famshëm pelegrin pas filmit The Way po përballet me rritje të qirave dhe mungesë banesash për vendasit. Alternativa më e qetë është A Coruña, me arkitekturë mesjetare, muze të shumtë dhe plazhe të bukura.
4. Belém, Brazil

Në portat e Amazonës, Belém po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, por edhe po përjeton zhvendosje të banorëve për shkak të investimeve të shpejta. Vizitorët mund të zgjedhin strehime në pronësi të komuniteteve dhe rrugë më pak të njohura në pyllin e Amazonës.
5. Kotor, Mal i Zi

Ky qytet historik me 22 mijë banorë pret rreth 500 anije turistike në vit. Trafiku dhe çmimet e larta po i detyrojnë vendasit të largohen nga qendra historike. Vizitat me anije të vogla dhe jashtë sezonit veror janë mënyra më e mirë për ta njohur zonën pa e dëmtuar.
6. Plazhet jugore, Sri Lanka

Pas rënies së turizmit, Sri Lanka po përjeton ringjallje, por plazhet dhe parqet e jugut janë në kufijtë e kapacitetit. Ekspertët sugjerojnë eksplorimin e veriut dhe lindjes së vendit, ku kultura lokale ruhet më mirë dhe ndikimi turistik është më i ulët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto