Tre vende evropiane renditen ndër pesë destinacionet më tërheqëse globale për pensionistët këtë vit, sipas raportit ‘Global Retirement 2025′, bazuar në cilësinë e lartë të jetesës, efikasitetin fiskal dhe sigurinë. Rritja e pritshmërisë së jetës dhe mundësitë më të mira për të lëvizur jashtë shtetit po nxisin atë që njihet si “migracioni për pension”.
Sipas raportit, vendet më të preferuara për të kaluar vitet e pensionit janë Portugalia, Mauriciusi dhe Spanja, ndjekur nga Uruguayi dhe Austria. Raporti, i përpiluar nga Global Citizen Solutions, përfshin 44 destinacione, vetëm ato që ofrojnë programe zyrtare për vizë pensioni.
“Migracioni ndërkombëtar i pensionit po kalon nga një zgjedhje e ngushtë në një praktikë të zakonshme për ata që prioritetin e japin cilësisë së jetës, sigurisë, qendrueshmërisë dhe kostos së jetesës,” tha Dr. Laura Madrid, udhëheqëse e studimit, për Euronews Business.
Lexo edhe: BE nis sot sistemin e ri të hyrje-daljeve, çfarë duhet të dinë udhëtarët
Raporti tregon se mbi 32% e mundësive për vizë pensioni gjenden në Evropë, ndërsa më shumë se 36% ndodhen në Amerikë. Shtetet evropiane veçohen për cilësinë e jetës, sistemin shëndetësor dhe standardet mjedisore, duke u bërë një alternativë errejshëm për pensionistët nga vendet e tjera.

Vendet si Shqipëria që ofrojnë klimë të butë, kosto të menaxhueshme dhe nuk kanë shumë burokracira për pensionistët, duke i bërë ato destinacione shumë tërheqëse. Portugalisë i atribuohen programet Golden Visa dhe D7, të cilat kanë tërhequr mbi 7 miliardë euro investime të huaja direkte që nga nisja e tyre, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Raporti sugjeron se vendet evropiane janë më të preferuara për cilësinë e lartë të kujdesit shëndetësor, sigurinë, stabilitetin dhe mundësinë e udhëtimit të lirë brenda zonës Shengen. Për pensionistët që konsiderojnë largimin në një vend evropian, vendi ynë ofron kombinimin më të favorshëm mes lehtësisë së vendosjes, kostove dhe përfitimeve fiskale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto