Nga Fatima Gorezi –Shqipëria ka nisur më në fund të flasë me krenari për thesarin më të madh që zotëron: kulturën e saj të pasur. Në një kohë kur turizmi në vend është rritur me shpejtësi, por shpesh pa thellësi e përvoja autentike, një ide unike po ndryshon mënyrën se si vizitorët e huaj e përjetojnë Shqipërinë. Armando Muça, drejtori ekzekutiv i “Albanian Night”, e ka kthyer dashurinë për traditën e kulturën në një qendër magjie që flet gjuhën e valleve, lahutës dhe mikpritjes sonë. Me një vizion që ndërthur pasionin me profesionalizmin, ai ka krijuar një përvojë kulturore që jo vetëm emocionon, por edhe edukon. Kjo është historia e një njeriu që besoi se trashëgimia jomateriale e shqiptarëve mund të jetë edhe ide e mirë biznesi… dhe ia doli.
Si lindi ideja për të sjellë kulturën shqiptare në një format të tillë për turistët (në një kohë kur duket sikur të gjithë vrapojnë pas teknologjisë) dhe çfarë ju bëri të besoni se kishte potencial për sukses?
Kam qenë gjithmonë i apasionuar pas kulturës shqiptare. Dashuria ime për malet më ka çuar në mbi 140 fshatra të Shqipërisë, ku më ka mahnitur pasuria e traditave dhe zakoneve që çdo zonë mbart. Në të njëjtën kohë, kam udhëtuar në mbi 80 shtete të botës. Gjatë këtyre udhëtimeve kam parë shumë aktivitete kulturore që në vetëm 2-3 orë arrinin t’i ofronin vizitorëve një eksperiencë kuptimplotë të kulturës vendase. Shikoja se sa e madhe ishte kërkesa e turistëve për të përjetuar këto forma kulturore dhe sa të gatshëm ishin të investonin për të mësuar më shumë mbi trashëgiminë e vendeve që vizitonin.
Në Shqipëri, kuptova se mungonte diçka e tillë. Ishim ende në hapat e parë të turizmit kulturor, ku vallet tona interpretoheshin nga grupe amatore nëpër restorante; një mënyrë shumë e thjeshtë dhe aspak dinjitoze për të prezantuar një kulturë kaq të pasur. Kështu lindi Albanian Night: një hapësirë kulturore që funksionon si një qendër e vetme ku vizitorët mund të përjetojnë trashëgiminë jomateriale shqiptare; vallet, këngët, tregimet, mjeshtëritë tradicionale, kulinarinë, zakonet dhe traditat; të gjitha të organizuara në forma interaktive që synojnë të lidhin industrinë e kulturës me atë të turizmit.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.