Doni të lini gjithçka pas? Ja disa destinacione ku wifi nuk ekziston! - Business Magazine Albania

Doni të lini gjithçka pas? Ja disa destinacione ku wifi nuk ekziston!

Doni të lini gjithçka pas? Ja disa destinacione ku wifi nuk ekziston!

Qasja në Wi-Fi është e kudondodhur. Për mirë a për keq, është e mundur të qëndrosh i lidhur edhe në disa nga zonat më të largëta të Tokës. Kjo e bën të vështirë shkëputjen nga energjitë, pavarësisht se sa shumë dëshiron një udhëtim që të largon nga gjithçka.

Ekspertët theksojnë se një pushim pa sinjal është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes, për të rifituar fokusin, kreativitetin dhe qetësinë mendore.

Destinacionet ku interneti nuk ekziston!


Serian Camps, Kenia dhe Tanzania

Në këto kampe safari nuk do të gjeni Wi-Fi. Për pronarët, përvoja e safarit duhet të mbetet personale, e paprishur nga nxitimi për të ndarë foto në rrjete sociale. Vizitorët udhëtojnë për të parë botën e egër nga afër dhe për të përjetuar një shkëputje të vërtetë.

Mali i Pamirit, TaxhikistanKy rajon i egër e malor, përgjatë autostradës M-41, është një nga udhëtimet më të jashtëzakonshme në botë. Mes liqeneve të kaltër, komuniteteve nomade dhe rrënojave të lashta, turistët gjejnë jo vetëm histori e kulturë, por edhe një zonë të tërë pa internet.

Lexo edhe: Google: 90% e punonjësve të teknologjisë përdorin tashmë AI-në në punë

American Prairie Reserve, Montana (SHBA)
Rezervati natyror prej mbi 500 mijë hektarësh ofron peizazhe të pafundme, yje dhe faunë të pasur, nga bizonët te drerët. Për një përvojë krejtësisht offline, vizitorët mund të të vendosin çadrat në zemër të natyrës.

Wadi Dana Trail, JordaniNjë segment i Jordan Trail pa asnjë sinjal interneti, që të çon drejt qytetit të lashtë Petra. Udhëtarët kalojnë lugina e kanione me biodiversitet të pasur dhe shpesh zgjasin qëndrimin me netë të kaluara në shkretëtirën e Wadi Rum, ku gjithashtu nuk ka Wi-Fi.

Rezerva e Tigrave Corbett, Indi
Pas portave të parkut, interneti zhduket. Në këtë habitat të mbrojtur vizitorët mund të shohin elefantë, arinj të zinj apo edhe të dëgjojnë gjëmimin e tigrit bengalez. Akomodimi bëhet në shtëpitë historike në pyje ose në eco-lodge buzë lumit Ramganga.

Shtegu Laugavegur, Islandë

Një nga itinerarët më të famshëm të vendit, që nis me burime të nxehta në Landmannalaugar dhe kalon nëpër fusha lave, para se të zbresë në luginën e gjelbër Þórsmörk. Pa Wi-Fi në pjesën më të madhe të rrugës, shtegu të ‘detyron’ t’u japësh të gjithë vëmendjen akullnajave, lumenjve dhe kafshëve të egra.

NG

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0