Italia miraton ligjin për inteligjencën artificiale që mbulon privatësinë, mbikëqyrjen dhe aksesin ndaj fëmijëve - Business Magazine Albania

Italia miraton ligjin për inteligjencën artificiale që mbulon privatësinë, mbikëqyrjen dhe aksesin ndaj fëmijëve

Italia miraton ligjin për inteligjencën artificiale që mbulon privatësinë, mbikëqyrjen dhe aksesin ndaj fëmijëve

Parlamenti i Italisë miratoi të mërkurën një ligj të ri mbi inteligjencën artificiale, duke e bërë atë vendin e parë të Bashkimit Evropian me një kornizë të plotë rregullatore për AI, të përafruar me Aktin historik të BE-së për Inteligjencën Artificiale.

Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni udhëhoqi këtë nismë ligjore, duke theksuar se ajo vendos në qendër parime si përdorimi i sigurt, transparent dhe i orientuar drejt njeriut, ndërkohë që nxit inovacionin, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e privatësisë. Ligji prezanton rregulla ndërsektoriale që mbulojnë shëndetësinë, punën, administratën publike, drejtësinë, arsimin dhe sportin, duke kërkuar gjurmueshmëri dhe mbikëqyrje njerëzore mbi vendimmarrjen e AI-së. Po ashtu, ai kufizon aksesin në AI për të miturit nën 14 vjeç vetëm me pëlqimin e prindërve.

Lexo edhe:Milioneri Bryan Johnson ndan 5 zakone të thjeshta për një jetë më të gjatë e më të shëndetshme

“Ky ligj e rikthen inovacionin brenda perimetrit të interesit publik, duke e orientuar AI-në drejt zhvillimit, të drejtave dhe mbrojtjes së plotë të qytetarëve,” deklaroi Alessio Butti, nënsekretar për transformimin dixhital.

Qeveria caktoi Agjencinë për Italinë Dixhitale dhe Agjencinë Kombëtare për Siguri Kibernetike si autoritetet kombëtare për zhvillimin e AI-së, ndërkohë që institucionet mbikëqyrëse si Banka e Italisë dhe rregullatori i tregut Consob ruajnë kompetencat e tyre.

Dispozita të reja penale synojnë shpërndarjen e paligjshme të përmbajtjeve të gjeneruara nga AI, si deepfake-t, me dënime që variojnë nga një deri në pesë vjet burg nëse shkaktohet dëm. Përdorimi i paligjshëm i AI-së do të sjellë gjithashtu dënime më të rënda për vepra si vjedhja e identitetit dhe mashtrimi.

Sa i përket të drejtave të autorit, veprat e krijuara me ndihmën e AI-së do të mbrohen nëse janë rezultat i përpjekjes intelektuale, ndërsa përdorimi i AI-së për “text and data mining” do të lejohet vetëm mbi përmbajtje jo të mbrojtura nga e drejta e autorit ose për kërkime shkencore nga institucione të autorizuara. Ligji autorizon deri në 1 miliard euro (1.18 miliardë dollarë) nga një fond kapitali sipërmarrës i mbështetur nga shteti për investime në ndërmarrje të vogla e të mesme dhe kompani të mëdha që veprojnë në fushën e AI-së, sigurisë kibernetike, teknologjive kuantike dhe telekomunikacionit. Kritikët thonë se burimet e vëna në dispozicion janë modeste në krahasim me nismat ndërkombëtare.

Në shëndetësi, AI-ja mund të ndihmojë në diagnozë dhe trajtim nën kushte të caktuara, me mjekët që ruajnë të drejtën e fundit për vendimmarrje dhe pacientët që mbajnë të drejtën për t’u informuar. Në vendin e punës, ligji kërkon që punëdhënësit të informojnë punonjësit kur AI përdoret.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0