Milioneri Bryan Johnson ndan 5 zakone të thjeshta për një jetë më të gjatë e më të shëndetshme - Business Magazine Albania

Milioneri Bryan Johnson ndan 5 zakone të thjeshta për një jetë më të gjatë e më të shëndetshme

Sipërmarrësi i teknologjisë dhe influencuesi i njohur për eksperimentet anti-plakje, Bryan Johnson, ka ndarë së fundmi disa këshilla të rëndësishme për ndjekësit e tij. Në një postim në platformën X , ai dha një mesazh të qartë: jetëgjatësia nuk kërkon pasuri, por konsistencë.

Në një video të shkurtër të publikuar, Johnson theksoi se nuk nevojiten trajtime të shtrenjta apo teknologji të avancuara për një jetë të shëndetshme, por vetëm disa zakone të përditshme që mund të sjellin ndryshime të mëdha.

Pesë zakonet e jetëgjatësisë sipas Bryan Johnson:

  • Prioritizoni gjumin: Johnson e quan gjumin “ilaçi i jetëgjatësisë” që është i aksesueshëm për të gjithë. Ai këshillon krijimin e një rutine të përditshme për të marrë mjaftueshëm pushim.

  • Hani ushqime të plota: Ai sugjeron të hiqet dorë nga ushqimet e përpunuara dhe të zgjidhen ushqimet natyrale, të pasura me vlera ushqyese. Zgjedhjet e vogla në dietë, sipas tij, japin përfitime të mëdha në afatgjatë.

  • Ruani lidhjet shoqërore: “Njeriu lulëzon në komunitet” – thotë Johnson, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve shoqërore për shëndetin fizik dhe mendor.

  • Lëvizni çdo ditë: Ai këmbëngul mbi rëndësinë e aktivitetit fizik. Qoftë një shëtitje, ushtrime të lehta apo stretching, lëvizja e përditshme është thelbësore.

  • Shmangni zakonet e dëmshme: Johnson paralajmëron kundër konsumit të tepruar të alkoolit dhe përdorimit të tepërt të rrjeteve sociale, të cilat dëmtojnë mirëqenien mendore dhe fizike.

Lexo edhe: Prodhim dronësh, artileri vetëkomanduese dhe sisteme mortaje nga Kayo, zbardhet marrëveshja historike me Izraelin

Rutina bazë e përditshme e Bryan Johnson

Së fundmi, 47-vjeçari ka ndarë edhe një rutinë të thjeshtë për të shmangur mungesën e energjisë gjatë mëngjesit apo pasditeve të lodhshme. Ai thekson se çelësi është thjeshtësia dhe qëndrueshmëria.

Kjo është rutina e tij 6-hapëshe:

  • 12:00 – filxhani i fundit i kafesë

  • 18:00 – vakti i fundit i ditës

  • 21:00 – fikni ekranet

  • 21:00-22:00 – qetësoni veten, bëni 10 minuta ushtrime frymëmarrjeje (teknika 4:6)

  • 22:00 – gjumi

  • 06:00 – ushtrime fizike

“Bëjeni çdo ditë. Jini të qëndrueshëm. Jepini 5 ditë kohë. Përshtatni oraret sipas nevojës,” shkruan Johnson.

Mesazhi i tij i fundit është i qartë: nuk të duhet të jesh milioner për të jetuar më gjatë, mjafton të ndërtosh zakone të thjeshta dhe t’u përmbahesh atyre me konsistencë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0