Raportimet për produkte të skaduara, Hako: Po sulmohet emri ynë - Business Magazine Albania

Raportimet për produkte të skaduara, Hako: Po sulmohet emri ynë

Kompania Hako ka reaguar pas raportimeve në media për produkte të skaduara në treg. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat, kompania thekson se lajmet e publikuara janë të pavërteta dhe dëmtojnë imazhin e saj. Hako siguron se respekton standardet e sigurisë dhe cilësisë në çdo produkt që ofron.Deklarata e plotë:

HAKO sh.p.k. dëshiron të sqarojë konsumatorët dhe partnerët se lajmet e fundit dhe të shpeshta të publikuara në disa portale online janë tërësisht të pavërteta, lajme të pabaza dhe absurde të cilat synojnë qartazi të hutojnë dhe dezinformojnë konsumatorët në dëm të reputacionit tonë duke përdorur dhe emra institucionesh shtetërore.

Këto nuk cënojnë vetëm kompaninë tonë, HAKO sh.p.k , por godasin të gjithë prodhuesit shqiptarë që punojnë me seriozitet dhe përkushtim. Këto lajme të pavërteta synojnë të cënojnë besimin e konsumatorëve dhe krijojnë konfuzion të panevojshëm në treg. Çdo artikull i tillë është një sulm ndaj integritetit të industrisë ushqimore dhe përpjekjes së përbashkët për të ofruar produkte të sigurta dhe cilësore.

Ne u jemi mirënjohës punonjësve tanë për përkushtimin, partnerëve për mbështetjen dhe konsumatorëve tanë për besimin e vazhdueshëm. Në mbrojtje të këtyre vlerave, kemi ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë përkatës, duke kërkuar përgënjeshtrim publik dhe dëmshpërblim për çdo dëmtim të shkaktuar.

Çdo përpjekje për të prishur imazhin dhe për të dezinformuar konsumatorët do të trajtohet vetëm në rrugë ligjore. Nuk do të pranojmë asnjë kompromis kur bëhet fjalë për integritetin dhe vlerat tona.

HAKO sh.p.k. do të vazhdojë të punojë me transparencë, korrektësi dhe profesionalizëm duke qëndruar në krah të konsumatorëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0