Temu, aplikacioni më i shkarkuar nga shqiptarët në 2024 - Business Magazine Albania

Temu, aplikacioni më i shkarkuar nga shqiptarët në 2024

Temu, aplikacioni më i shkarkuar nga shqiptarët në 2024

Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e renditur “Temu” si aplikacionin më të shkarkuar.

Të dhënat e publikuara nga Maps Interlude tregojnë se platforma kineze e tregtisë online ka dominuar tregun europian, përfshirë edhe vendin tonë, falë ofertave të shpeshta dhe çmimeve të ulëta, që kanë tërhequr një numër të madh përdoruesish. Në rajon, situata paraqitet e larmishme; në Serbi ka kryesuar aplikacioni financiar “AllRecovery”, në ndërsa në Mali të Zi, “Tiktok”. Në Europë, “Temu” ka qenë aplikacioni kryesor pothuajse në të gjitha vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Përjashtime të dukshme janë Italia, ku më i shkarkuari ka qenë “TikTok”, Belgjika me “Klarna” dhe Zvicra, Austria ku ka kryesuar “ChatGPT”.

Lexo edhe:n’Arte në “Product Launch” – një platformë e re për artin shqiptar!

Fakti që “Temu” është aplikacioni më i shkarkuar edhe në Shqipëri tregon se tregu vendas po ndjek trendin e konsumatorëve europianë, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt blerjeve online dhe platformave që ofrojnë zbritje masive. Sipas të dhënave të marra nga drejtuesi i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike në Shqipëri, dërgesat e TEMU në vendin tonë kanë arritur në 15 mijë pako në ditë, për periudhën e pyetur qershor 2025. Aktualisht përbën 1/3 e tregut të dërgesave online.  Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, transaksionet në e-commerce janë rritur me 30% çdo vit.

Temu është një platformë shitjesh online në pronësi kineze, i lançuar në vitin 2022 nga PDD Holdings, që ofron një gamë të gjerë produktesh, nga moda dhe elektronika deri te artikujt për shtëpinë, me çmime dukshëm të ulëta.

17 vende të Europës kanë pasur “Temu” si aplikacionin kryesor të shkarkuar. 11 të tjera kanë shkarkuar “Chat GPT”, ndonëse ky i fundit u prezantua vetëm në fund të vitit 2024. “ChatGPT” është një model i zhvilluar nga OpenAI, i prezantuar për publikun në nëntor 2022.

Ai përfaqëson një sistem inteligjence artificiale të bazuar në gjuhë natyrore, i trajnuar për të kuptuar dhe gjeneruar tekste të ngjashme me ato njerëzore. “ChatGPT” përdoret gjerësisht për komunikim, kërkime, përkthime, shkrim kreativ dhe asistencë në punë apo studime, duke u bërë një nga aplikimet më të njohura dhe më të përdorura të inteligjencës artificiale në botë.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0