Ekspertja: Mos u përpiq të dukesh “cool” në punë, nuk do të kesh ndikim - Business Magazine Albania

Ekspertja: Mos u përpiq të dukesh “cool” në punë, nuk do të kesh ndikim

Mos u përpiq të dukesh “cool” në punë, thotë ekspertja

Nëse dëshiron të dallohesh në punë, hiq dorë nga përpjekja për të vepruar “cool” para kolegëve, thotë ekspertja e punës Henna Pryor. Në vend që të përpiqesh të kontrollosh perceptimin e të tjerëve për ty, përqendrohu tek ndërtimi i besueshmërisë dhe lidhjeve, dhe tek shtimi i vlerës në vendin tënd të punës, qoftë duke marrë shënime gjatë një takimi apo duke ndihmuar një koleg me një prezantim, thekson Pryor, themeluese dhe CEO e firmës së trajnimit në lidership Pryority Group me bazë në Filadelfia.“Harta jote personale për suksesin në karrierë varet shumë nga fushat për të cilat je entuziast dhe nga pikat e tua të forta natyrore,” thotë ajo.

Veçanërisht punonjësit e rinj shpesh përpiqen të imitojnë kolegët popullorë ose personat në LinkedIn që marrin shumë pëlqime. Por, sipas Pryor, më mirë është të investosh atë kohë për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të zhvilluar forcat e tua. “Nëse fiksohesh pas dikujt që e vendos në piedestal dhe ndjek rrugën e tij/saj… kjo do të të çojë vetëm deri diku,” shpjegon ajo. “Ndiq pasionet dhe pikat e tua të forta, jo një objektiv të lëvizshëm të të qenit ‘cool’.” Sipas saj, përpjekja për t’u dukur “cool” sjell edhe një problem tjetër: nuk tregon domosdoshmërisht se je punonjës kompetent dhe i lehtë për t’u bashkëpunuar. Një studim i qershorit 2025 mbi marketingun tregoi se “njerëzit e mirë” perceptohen si më të qetë, më të ndërgjegjshëm, më të këndshëm dhe më të sigurt krahasuar me ata që përpiqen të duken “cool”.

Lexo edhe: Migena Agaraj: Nga rrënjët në Fier te ura globale në New York

Mënyra më e mirë për të lidhur ura me kolegët është të jesh autentik, të sillesh natyrshëm, pa u shqetësuar çfarë mendojnë të tjerët,  dhe të kërkosh ndihmë kur të nevojitet, sugjeron Pryor. Kërkimi i një ndihme ose një favore nga kolegët mund të thyejë akullin dhe të hapë derën për bashkëpunim. Edhe kërkimi i mendimit të një kolegu mund të sinjalizojë se dëshiron të mësosh prej tij dhe të ndërtosh besim. “Sa herë që dëgjon, i bën një shërbim vetes. Po i tregon personit tjetër se je aty,” tha eksperti i komunikimit Matt Abrahams për CNBC Make It në shtator 2024. “Kur e bën këtë, pyetja jote duket më shumë si një ftesë për të bashkëpunuar dhe zgjidhja e problemit bashkë forcon marrëdhënien në afatgjatë.” Nëse të duket e vështirë të kërkosh ndihmë për një projekt të madh, shfrytëzo mundësitë e vogla,  qoftë në ashensor apo me një mesazh zanor në Slack, për të krijuar raport me kolegët, sugjeron Pryor.

Ironia e “cool”-it të vërtetë

Ironikisht, kujdesi kryesor për njerëzit rreth teje dhe për cilësinë e punës suaj, mund të të bëjë të dukesh më “cool” pa asnjë përpjekje, shton ajo: “Vija ndarëse mes të qenit ‘cringe’ dhe ‘cool’ është pronësia… pra të mos të interesojë nëse të tjerët miratojnë zgjedhjet e tua.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0