Migena Agaraj: Nga rrënjët në Fier te ura globale në New York - Business Magazine Albania

Migena Agaraj: Nga rrënjët në Fier te ura globale në New York

Migena Agaraj: Nga rrënjët në Fier te ura globale në New York

Nga Eni Muça- Migena Agaraj është një nga ato histori frymëzuese që tregojnë fuqinë e rrënjëve, guximit dhe ëndrrave të mëdha. Një shqiptare nga Fieri, e cila sot jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara, ajo është një figurë e shumëdimensionuar: Ndërmjetëse globale, këshilltare biznesi,  anëtare bordi, CEO, producente, autore e gjashtë librave, botuese, folëse ndërkombëtare, moderatore dhe organizatore eventesh. Përmes punës së saj, ajo ka krijuar ura mes sipërmarrësve, investitorëve dhe diasporës shqiptare, duke u bërë një zë i fuqishëm për bashkëpunime globale.

Historia e saj nis në Povelcë të Fierit (e njohur edhe si Hoxharë e Re), ku fëmijëria u shënua nga puna dhe sakrifica e familjes. Babai i saj ishte marangoz, një mjeshtër i punës me dorë që mishëronte ndershmërinë dhe qëndrueshmërinë e brezave të mëparshëm. Nëna e saj punonte në kafenë e vogël të familjes, ku Migena ndihmonte që e vogël. Ishte pikërisht aty ku Migena mori mësimet më të vyera: sakrificën, dashurinë dhe mençurinë e nënës.

Nëna e saj jo vetëm që i tregoi kuptimin e “djersës së ballit”, por gjithashtu e mësoi fjalën e parë të biznesit: fitim dhe humbje (profit and loss). Urtësia e saj ishte e thjeshtë dhe e përjetshme. Një nga këshillat më të çmuara që Migena mban ende me vete është: “Ti ke dy emra. I pari është ai që të dhanë prindërit, Migena. I dyti është ai që ti e ndërtuar vetë në jetë. Dhe ky është emri që ti duhet ta nderosh.” Migena dhe vëllai i saj janë dy fëmijë të rritur me shumë sakrificë nga prindërit e tyre. Përvoja e përbashkët i mësoi të vlerësojnë punën, dashurinë familjare dhe forcën për të përballuar sfidat. Ky udhëtim i dyfishtë i formoi si individë të fortë, të përkushtuar dhe të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Në vitin 2003 ajo u shpërngul në New York, ku nisi një kapitull të ri. U diplomua për Ekonomi në Hunter College, me dy minorë në Italisht dhe Histori, dhe zotëroi pesë gjuhë të huaja. “Më pëlqen të them gjithmonë: u linda në Shqipëri dhe u rafinova në New York. Ky qytet i ka dhënë formë ëndrrave të mia dhe më ka bërë të shoh botën ndryshe,” – shprehet ajo.

Lexo edhe: Klodian Sulejmani, nga emigrimi në Itali te kthimi në Shqipëri me SMEG, Vanto dhe Febal Casa

Sot, jeta e saj është një mozaik takimesh, projektesh dhe bashkëpunimesh. Si themeluese e Eagles MA LLC, ajo punon ngushtë me investitorë, sipërmarrës dhe themelues startup-esh në fusha që variojnë nga teknologjia tek shëndetësia e qëndrueshmëria. Në të njëjtën kohë, ajo është themeluese e Legacy Eagles Press, e cila synon të fuqizojë zërat e autorëve të rinj dhe të ketë ndikim global. Migena është gjithashtu autore e gjashtë librave, mes tyre Powerful Female Immigrants dhe Real Women in Real Estate. Përmes këtyre librave, ajo ka bashkuar histori frymëzuese grash nga e gjithë bota që kanë ndërtuar suksesin e tyre. Për më tepër, ka qenë Associate Producer për sezonin e parë të emisionit televiziv America’s Real Deal. Një rol tjetër i rëndësishëm i saj është si moderatore dhe organizatore eventesh. Migena ka organizuar dhe moderuar dhjetëra evente, ku ka mikpritur qindra gra dhe burra nga fusha e pasurive të paluajtshme, duke krijuar një hapësirë të fuqishme bashkëpunimi, lidhjeje dhe frymëzimi.

Për të, lidershipi nuk është thjesht një titull, por një përgjegjësi. “Suksesi fillon me njerëzillëk. Respekti, integriteti, empatia dhe aftësia për të parë botën nga këndvështrimi i tjetrit janë çelësat e një udhëheqësi të mirë. Dhe mbi të gjitha: ëndërroni. Nëse ëndrrat tuaja nuk ju frikësojnë, nuk po ëndërroni mjaftueshëm.” Lidhja e saj me Shqipërinë mbetet e pashkëputur. Mesazhi i saj për të rinjtë është i qartë: “Dilni nga zona e rehatisë me guxim. Mos prisni momentin perfekt, sepse ai nuk ekziston. Nderoni rrënjët, por mos lejoni që ato t’ju kufizojnë. Zëri juaj ka vlerë. Dhe mbani mend gjithmonë: universi, jo qielli, është kufiri.”

Legacy Eagles Press nuk është thjesht një shtëpi botuese për të mbështetur zërat e rinj, por një platformë që fuqizon edhe sipërmarrës, biznesmenë, inovatorë dhe vizionarë nga çdo industri. Është një hapësirë ku bashkëpunimi shndërrohet në kapituj librash dhe ku zërat bëhen trashëgimi. Për Migena Agaraj, botimi është një mënyrë për të ndërtuar ura mes brezave dhe industrive, duke i dhënë zë çdo historie që meriton të dëgjohet.

Ajo është gjithashtu krijuesja e konceptit “The Art of Networking: From Limited Connecting to Limitless Connections”, një udhëtim praktik dhe frymëzues mbi fuqinë e lidhjeve autentike. Ky vizion i saj është shndërruar në libra, programe dhe evente që udhëzojnë njerëzit se si të shndërrojnë çdo kontakt në mundësi, çdo takim në një urë, dhe çdo bashkëpunim në një trashëgimi. Migena Agaraj është gjithashtu një bashkëautore e tre vëllimeve të para të serisë ndërkombëtare “Powerful Female Immigrants”, një projekt që frymëzon madhështi dhe jep zë historive të grave emigrante që kanë ndërtuar suksesin e tyre përmes guximit, këmbënguljes dhe vizionit. Përveç kësaj, ajo është bashkë-krijuese, themeluese dhe forcë lëvizëse e trilogjisë së veçantë “Real Women in Real Estate”, ku ka bashkuar mbi 65 gra të fuqishme nga e gjithë bota për të ndarë udhëtimet e tyre në pasuritë e paluajtshme. Kjo trilogji është bërë një trashëgimi kolektive, duke lidhur komunitete, duke hapur mundësi dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në industrinë e pasurive të paluajtshme dhe më gjerë.

Photo by Fadil Berisha

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0