Miliarderi Elon Musk ka lëshuar një deklaratë të ashpër kundër Microsoft-it, duke parashikuar se OpenAI, kompania që ai dikur ndihmoi të themelohej është në rrugë për të marrë dominimin e plotë të industrisë së inteligjencës artificiale.
Në një koment drejtuar drejtorit ekzekutiv të Microsoft-it, Satya Nadella, Musk u shpreh: “OpenAI do ta përpijë për së gjalli Microsoft-in”, duke shprehur hapur shqetësimin për ndikimin gjithnjë e më të madh të kësaj kompanie.
Kjo deklaratë vjen në vazhdën e tensioneve të gjata mes Muskut dhe OpenAI, të cilat janë përshkallëzuar pas padisë që ai ka ngritur ndaj saj, duke e akuzuar për braktisje të misionit jofitimprurës me të cilin ishte themeluar.
Lexo edhe: Siguria në epokën wireless, Kamala Harris ndez debat mbi sigurinë e kufjeve pa tela
Microsoft ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe në teknologjitë e saj, duke i integruar ato në shërbimet kryesore si paketa Office dhe platforma cloud Azure. Por, sipas Muskut, kjo aleancë përbën një rrezik strategjik për vetë gjigantin e teknologjisë.
Ndërkohë, Musk po zhvillon kompaninë rivale xAI, me synimin për të ofruar një alternativë të fuqishme që mund të sfidojë dominimin global të OpenAI në tregun e inteligjencës artificiale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto