Institucioni financiar NOA do të bashkohet me ABI Bank - Business Magazine Albania

Institucioni financiar NOA do të bashkohet me ABI Bank

Institucioni financiar jobankar NOA ka nisur procedurat e bashkimit me Bankën Amerikane Investimeve (ABI Bank). Që prej dhjetorit 2024, NOA zotërohet nga institucioni tjetër financiar Tranzit, që është njëkohësisht edhe aksionar i vetëm i ABI Bank.

Asambleja e aksionarit të vetëm të shoqërisë NOA ka vlerësuar se është në interesin më të mirë të aktivitetit të NOA -s që të realizojë bashkimin me përthitje me ABI Bank.

Aksionari ka vlerësuar se aktiviteti i NOA-s do të përfitojë fleksibilitet të plotë operacional, shtrirje në segmente kreditimi më të mëdha, mundësi zgjerimi në portofolin e kredisë konsumatore me produkte kredie dhe karta krediti, të japë kredi mezzanine për biznesin e vogël dhe të mesëm, si dhe garantimin e mbështetjes financiare, kapitalit më të lartë për të zgjeruar më tej këtë segment.Bashkimi mes dy shoqërive do të bëhet efektiv pasi të miratohet nga autoritet rregullatorë, si Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës apo autoritetet tatimore.

ABI Bank do të jetë pasardhësi i NOA-s në të gjitha kontratat, marrëveshjet, veprimet dhe marrëdhëniet në të cilat NOA është palë, ekzistuese ose në vijimësi, në Shqipëri ose jashtë saj, duke filluar nga data e bashkimit.

Megjithatë, ky transaksion nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim në veprimtarinë operacionale për klientët, pasi NOA do të vazhdojë të përdoret si brand i aktivitetit të lidhur me mikrofinancën, sipas parimit “ring fenced” merger (aktiviteti i NOA-s do të funksionojnë i ndarë brenda kompanisë ABI Bank).

Institucioni financiar NOA e ka origjinën në vitin 1998, si shoqëri kursim-krediti (Partneri Shqiptar për Mikokredi), ndërsa në vitin 2001 ajo u shndërrua në shoqëri aksionare.

Lexo edhe: BSH i jep miratimin Ziraat, 12 muaj afat për të nisur aktivitetin

Si rezultat i ndryshimeve të pronësisë, shoqëria e ndryshoi emrin në Opportunity Albania, vitin 2008 dhe në NOA, në vitin 2010, kur aksionet u blerë nga nga NOA Holding, një shoqëri e regjistruar në Hollandë. Në 31 dhjetor 2024, NOA u ble zyrtarisht nga institucioni financiar jobankar Tranzit, që është dhe pronar i ABI Bank.

NOA është e licencuar nga Banka e Shqipërisë si institucion financiar jo bankë i kredidhënies. Sipas pasqyrave të audituara financiare, në fund të vitit 2024 NOA zotëronte aktive totale në shumën e 12.6 miliardë lekëve, në pjesën më të madhe hua për sektorin privat të ekonomisë. Portofoli neto i kredisë në të njëjtën periudhë kishte vlerën e 10.8 miliardë lekëve.

NOA e mbylli vitin 2024 me një fitim neto në vlerën e afërsisht 498 milionë lekëve, në rritje me 24% krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2023, NOA u bë kompania e parë që realizoi me sukses një ofertë publike të titujve dhe regjistrimin e tyre në bursë, me emetimin e obligacioneve korporative në vlerën e 500 milionë lekëve.

Banka Amerikane e Investimeve është banka e shtatë më e madhe në sektorin bankar shqiptar, me 145 miliardë lekë aktive (rreth 6.7% të tregut) në mesin e këtij viti.

ABI po konfirmohet si një nga bankat me nivelet më të larta të përfitueshmërisë në sektorin bankar. Sipas të dhënave të paaudituara, të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, për 6-mujorin 2025, ABI raportoi një fitim neto në vlerën e 2.1 miliardë lekëve dhe një kthim nga kapitali, të mesatarizuar me bazë vjetore, në nivelin e pothuajse 34%.

Institucioni financiar jobankar Tranzit u licencua nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, me aktivitet kryesisht në mbledhjen e kredive me probleme. Në vitin 2015, Tranzit hyri në tregun bankar me blerjen, (nëpërmjet grupit aksionar NCH Capital), të bankës Credit Agricole Albania, sot Banka Amerikane e Investimeve.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0