Krijohet pajisja që mund të ndalojë pandeminë e radhës?! - Business Magazine Albania

Krijohet pajisja që mund të ndalojë pandeminë e radhës?!

Krijohet pajisja që mund të ndalojë pandeminë e radhës?!

Sëmundjet e frymëmarrjes, si COVID-19, kanë shkaktuar shumë pandemi dhe vazhdojnë të jenë një sfidë për sistemet shëndetësore në gjithë botën. Këto viruse dëmtojnë mushkëritë, sidomos dy pjesë të rëndësishme: rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe alveolat, që janë qeset e vogla ku ndodh shkëmbimi i ajrit në mushkëri. Studimi i mënyrës se si virusi ndikon në secilën pjesë të mushkërive është i vështirë, sepse metodat tradicionale, si testet mbi kafshë apo qeliza në laborator, nuk japin një pamje të plotë. Për ta zgjidhur këtë problem, shkencëtarët në Universitetin e Kiotos kanë krijuar një pajisje të veçantë që imiton mënyrën si funksionojnë mushkëritë e njeriut. Ajo riprodhon si rrugët e frymëmarrjes, ashtu edhe alveolat, duke ndihmuar në studimin më të saktë të viruseve respiratorë.

Kjo teknologji përdor gjithashtu qeliza speciale të quajtura iPSC, që mund të ndihmojnë në krijimin e trajtimeve të personalizuara për sëmundjet e mushkërive.

Lexo edhe: 8,000 vjet histori nën ujë, Shqipëria befason Evropën

Përparësi ndaj modeleve tradicionale

“Çipi ynë, i bazuar në iPSC, na lejon të modelojmë reagimet e ndryshme të zonave proksimale dhe distale të mushkërive ndaj infeksioneve virale, të gjitha nga një burim i njëjtë izogjenik,” – shpjegon Sachin Yadav, doktorand në Universitetin e Kiotos dhe autor kryesor i studimit. Ky model përfaqëson një platformë më të saktë për studimin e mekanizmave të sëmundjeve të lidhura me indet dhe viruset, si dhe për testimin e efikasitetit të barnave në fazat e hershme.  “Të dhënat që marrim nga ky sistem mund të përdoren për të zhvilluar modele të tjera të organeve njerëzore dhe sistemeve të shumë-organesh, duke na lejuar të studiojmë edhe ndërveprimet midis tyre,” – shton udhëheqësi i ekipit, Ryuji Yokokawa. “Aftësia për të imituar me saktësi reagimet e ndryshme të trupit ndaj viruseve të ndryshëm, në zona të ndryshme të mushkërive, është çelësi për të kuptuar më mirë viruset e reja dhe për të përshpejtuar zbulimin e barnave,” – thotë studiuesi Takeshi Noda. “Integrimi i qelizave iPSC në sistemin tonë mikro-fiziologjik sjell përparësi të jashtëzakonshme, përfshirë mundësinë e medicinës së personalizuar dhe përdorimin e modeleve të izogjenisë,” – përfundon Shimpei Gotoh, një tjetër anëtar i lartë i ekipit. Teknologjia e re ka potencial të zgjerohet përtej infeksioneve virale, duke kontribuar në zhvillimin e trajtimeve të përshtatura për pacientë individualë, përmes përdorimit të qelizave iPSC të marra nga vetë pacientët.

Ky avancim përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të përgatitjes për pandemitë e ardhshme, dhe gjithashtu rrit perspektivën e zgjidhjeve më të sigurta, më të shpejta dhe më të sakta në kujdesin shëndetësor global.

SD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0