A e dini cili është fruti veror që të hidraton, mbron zemrën dhe forcon trurin? - Business Magazine Albania

A e dini cili është fruti veror që të hidraton, mbron zemrën dhe forcon trurin?

A e dini cili është fruti veror që të hidraton, mbron zemrën dhe forcon trurin?

Një nga frutat më të dashura të verës nuk ofron vetëm një shije të ëmbël dhe freskuese , ai mund të ndihmojë ndjeshëm në hidratim, të përmirësojë shëndetin e trurit dhe të furnizojë trupin me vitamina e antioksidantë të rëndësishëm, pohojnë ekspertët.

Pjeshkët, të cilat përbëhen rreth 89% nga uji, sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA), ofrojnë më shumë hidratim krahasuar me frutat e tjera të familjes së tyre si kumbullat apo nektarinat. Ndërsa shalqiri dhe pjepri mbeten liderë për përmbajtjen më të lartë të ujit, pjeshkët ndjekin menjëherë pas tyre, me përfitime të ngjashme antioksiduese por me më pak kalori. Frutat që përmbajnë ujë dhe elektrolite mund të ndihmojnë trupin të zëvendësojë dhe mbajë lëngjet më mirë sesa uji i thjeshtë, sipas studimeve. Pjeshkët, përveç hidratimit, ofrojnë disa elektrolite dhe një sërë nutrientësh të tjerë të vlefshëm.

“Pjeshkët janë të pasura me fibra, vitaminë C dhe kalium,” – thotë dietologia dhe nutricionistja Vandana Sheth nga Los Anxhelosi, për Fox News Digital.
“Të gjithë këta nutrientë ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, shëndetit të zemrës dhe sistemit imunitar.” Një pjeshkë e mesme e freskët përmban rreth 285 miligramë kalium,  një mineral dhe elektrolit thelbësor që luan rol kyç në funksionin nervor, kontraktimin muskulor, balancimin e lëngjeve në trup, shëndetin e zemrës dhe rregullimin e tensionit të gjakut. Ky sasi është më e lartë se ajo që ofrojnë shumë suplemente të zakonshme me elektrolite dhe përmbush rreth 8.4% të nevojave ditore për meshkujt dhe 11% për femrat, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA.

Lexo edhe:Instagrami: Nga media sociale, te indeksimi në Google Search dhe transformimi në motor kërkimi

Pjeshkët janë gjithashtu një zgjedhje e mirë për zemrën falë përmbajtjes së tyre të lartë në antioksidantë. Ato përmbajnë flavonoidë, të cilët ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe mbështesin kujtesën dhe funksionet njohëse, si dhe karotenoidë, që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës. Studimet e para kanë treguar se këta antioksidantë mund të kenë edhe efekt antikancerogjen, sipas Sheth. Flavonoidët dhe karotenoidët janë gjithashtu përgjegjës për ngjyrën karakteristike të pjeshkës.

“Pjeshkët përmbajnë dy grupe pigmentesh që rrallëherë gjenden bashkë në fruta apo perime të tjera,” – shpjegon profesorja e shquar Mary Ann Lila nga Instituti “Bimët për Shëndetin e Njeriut” në Universitetin e Karolinës së Veriut për The New York Times. Pjeshkët e freskëta, të konsumuara me gjithë lëkurë, sigurojnë rreth 4% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës A dhe 13% të vitaminës C, si dhe disa gramë fibra për një tretje dhe shëndet të mirë të zorrëve, shton Sheth. Për ata që kërkojnë të kufizojnë marrjen e sheqerit, është e rëndësishme që pjeshkët – të cilat përmbajnë deri në 13 gramë sheqer natyral,  të konsumohen së bashku me proteina ose yndyrna të shëndetshme. Ky kombinim ndihmon në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit dhe stabilizimin e niveleve të tij në gjak, këshillon Sheth, e cila është gjithashtu specialiste për kujdesin ndaj diabetit. “A mund të shtoni pjeshkë të copëtuara mbi tostin e mëngjesit me gjalpë kikiriku, në drithërat apo kosin tuaj, t’i përzieni në një smoothie ose t’i piqni me pak erëza për një ëmbëlsirë të shijshme,” – sugjeron ajo.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0