Dubai zbaton javën 4-ditore të punës dhe orar të reduktuar gjatë verës - Business Magazine Albania

Dubai zbaton javën 4-ditore të punës dhe orar të reduktuar gjatë verës

Nga 1 korriku deri më 12 shtator 2025, punonjësit e sektorit publik në Dubai do të përfitojnë nga një javë pune me katër ditë dhe orare më të shkurtra pune, si pjesë e iniciativës “Vera Fleksibël”.

Vendimi, që shtrihet në të gjitha institucionet qeveritare të Dubait, synon të përmirësojë ekuilibrin punë-jetë, të rrisë produktivitetin dhe të përmirësojë jetën familjare gjatë muajve të verës. K y hap e pozicionon Dubain si një nga qytetet e pakta në botë, që zbaton fleksibilitet pune në këtë shkallë.

Lexo edhe:EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

Nisma vjen pas një pilotimi të suksesshëm në vitin 2024 në 21 institucione publike, i cili rezultoi me një rritje prej 98% në kënaqësinë e punonjësve dhe përmirësim të klimës së përgjithshme në vendin e punës.

Sipas modelit të ri, punonjësit ndahen në dy grupe:

  • Grupi i parë punon nga e hëna në të enjte, 8 orë në ditë, me ditën e premte pushim – gjithsej 32 orë pune në javë.
  • Grupi i dytë punon nga e hëna në të enjte 7 orë në ditë dhe 4.5 orë të premten – për një total prej 32.5 orësh në javë.

Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Burimeve Njerëzore të Qeverisë së Dubait, Abdullah Ali bin Zayed Al Falasi, deklaroi se kjo nismë tregon angazhimin e qartë të qytetit për të ndërtuar një mjedis pune të qëndrueshëm, fleksibël dhe të orientuar te njeriu.

Ky zhvillim përkon me diskutimin global mbi javën e shkurtuar të punës, që po fiton terren edhe në vende, ku disa kompani po eksperimentojnë me modele katërditore dhe punë hibride për të luftuar lodhjen dhe për të rritur mirëqenien e punonjësve.

timeout

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0