Meta ka lançuar së fundmi një aplikacion të ri për montazh videosh të shkurtra, të quajtur Edits, i cili është krijuar për të konkurruar drejtpërdrejt me CapCut , aplikacioni popullor i ByteDance që përdoret masivisht nga krijuesit e përmbajtjes.Ky hap vjen në një moment kur pozita e TikTok në SHBA mbetet e pasigurt, pas përpjekjeve për ndalim të përkohshëm që sollën edhe largimin e CapCut nga App Store-t amerikanë në fillim të vitit. Edhe pse CapCut është rikthyer sërish, Meta duket e gatshme të përfitojë nga çdo boshllëk i mundshëm në treg me mjetin e saj të ri. Ky udhëzues do t’ju prezantojë me veçoritë e aplikacionit Edits dhe do të krahasojë funksionalitetin e tij me CapCut.
Si funksionon Edits?
Edits është në dispozicion për shkarkim në iOS dhe Android. Pas instalimit, aplikacioni ju kërkon të hyni përmes llogarive tuaja në Instagram.
Pasi futeni, do të gjeni pesë seksione kryesore:
Ideas – një hapësirë ku mund të shënoni ide për video të reja dhe të ruani “reels” në një koleksion.
Inspiration – një qendër për të zbuluar tinguj që po bëhen viralë dhe përmbajtje të tjera popullore.
Projects – vendi ku ruhen videot në punim dhe ku mund të ngarkoni përmbajtje nga galeria e telefonit tuaj.
Record – mundësi për të xhiruar drejtpërdrejt brenda aplikacionit.
Insights – analizë për performancën e videove, përmes statistikave si shikimet, numri i ndjekësve dhe përhapja.
Lexo edhe: Një epokë e re për njerëzimin? Ja si synon Meta të fitojë garën për inteligjencën artificiale
Çfarë veçorish ofron Edits?
Edits vjen me një sërë mjetesh krijuese për montazh, ndër to:
Green screen – ndryshoni sfondin me një klikim.
Timeline – renditje dhe përpunim preciz i klipeve.
Captions – titra automatike në disa gjuhë.
Audio library – shtoni muzikë nga biblioteka e Instagram-it.
Cutouts – izoloni objekte të veçanta me ndjekje precize.
Animate – shndërroni imazhet statike në video me ndihmën e AI-së.
Apply all – aplikoni filtra, efekte dhe rregullime në të gjithë klipet njëkohësisht.
Frame rate selector – zgjidhni nivelin e frame-it për pamje më të qetë.
Alignment guides – ndihmë për pozicionimin e elementëve vizualë në video.
Beat markers – sinjalizues të automatizuar të ritmit për të sinkronizuar përmbajtjen me muzikën.
30 filtra dhe 30 kalime vizuale (transitions) për montazh kreativ.
Teleprompter – lexim i tekstit ndërsa regjistroni.
Restyle (AI) – ndryshoni pamjen e videos me preset të ndryshëm.
Keyframes – animoni pozicionin, rrotullimin dhe madhësinë e klipeve.
Si ndryshon Edits nga CapCut?
Edits është një alternativë e fuqishme, por ende jo aq e thelluar sa CapCut, e cila ofron më shumë funksione të avancuara dhe përdorim të gjerë të inteligjencës artificiale. Kjo është e pritshme, duke qenë se Edits është ende në fazat e para të zhvillimit.
Ndryshe nga CapCut, Edits është aktualisht falas dhe nuk ka abonim, ndryshe nga CapCut që ka funksione të kufizuara pas një mur pagese. Gjithsesi, Meta ka sinjalizuar se versionet e ardhshme të Edits mund të përfshijnë veçori me pagesë.
Për më tepër, CapCut ofrohet edhe në version për desktop dhe ueb, ndërsa Edits është ende vetëm për përdorim në celular, diçka që Meta mund ta ndryshojë në të ardhmen.
“Edits” nuk është thjesht një aplikacion i ri, është strategjia e Metës për të konkurruar drejtpërdrejt në fushën e krijimit të përmbajtjes së shkurtër dhe për të përfituar nga çdo pasiguri që rrethon TikTok dhe CapCut në tregun amerikan dhe më gjerë. Me funksionalitete që do të pasurohen gradualisht, Edits mund të shndërrohet në një platformë qendrore për krijuesit që përdorin Instagram-in si bazë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto