Në vend që të shqetësoheni për peshën, përqendrohuni te shëndeti! - Business Magazine Albania

Në vend që të shqetësoheni për peshën, përqendrohuni te shëndeti!

Në vend që të shqetësoheni për peshën, përqendrohuni te shëndeti!

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz aspirojnë të jetojnë më gjatë, industria e mirëqenies po përfiton nga produktet dhe shërbimet kundër plakjes. Por ç’kuptim ka të zgjasësh jetën nëse vitet shtesë kalohen me vështirësi në lëvizje, në varësi të të tjerëve dhe pa mundësinë për të shijuar aktivitetet bazë të përditshme?

Jetëgjatësia ka vlerë vetëm kur shoqërohet me cilësi jete. Forca dhe lëvizshmëria janë çelësi për ruajtjen e pavarësisë dhe dinjitetit gjatë moshës së tretë dhe gjithçka nis me zgjedhjet që bëni sot.

Në librin e tyre të ri The Complete Bone and Joint Health Plan: Help Prevent and Treat Osteoporosis and Arthritis, dietologia dhe trajnerja personale Sydney Nitzkorski dhe kirurgia ortopedike Dr. Jocelyn Wittstein ndajnë strategji për ushqimin dhe stërvitjen që mund të ndihmojnë në ruajtjen e cilësisë së jetës në moshë të shtyrë. Nitzkorski është dietologe në Marist University në Poughkeepsie, New York, si dhe drejton një praktikë private në fushën e fitnesit dhe ushqimit. Wittstein është profesoreshë e asociuar në Duke University School of Medicine në Durham, North Carolina.

Lexo edhe:Disiplina është e mbivlerësuar. Ja çfarë po zgjedhin njerëzit në vend të saj

Cilat janë keqkuptimet më të mëdha mbi shëndetin e kockave dhe kyçeve?

Sipas Dr. Wittstein, shumica e njerëzve nuk e dinë që dendësia minerale e kockave arrin kulmin rreth moshës 30 vjeç. Pas kësaj moshe, objektivi është ruajtja e saj dhe ngadalësimi i humbjes natyrale që ndodh me kalimin e viteve. Për gratë, kjo humbje është rreth 1% në vit deri në menopauzë dhe më pas rritet në 2% në vit. Tek burrat, rënia është rreth 1% çdo vit. Një tjetër keqkuptim është se aktiviteti kardiovaskular mjafton për ruajtjen e lëvizshmërisë. Në fakt, stërvitjet e forcës dhe ato me ndikim të lehtë janë po aq të rëndësishme. Ato ndihmojnë të rinjtë të ndërtojnë dendësi më të lartë kockash dhe ndihmojnë të rriturit të minimizojnë humbjen. Kjo është me rëndësi kur mendojmë se 1 në 4 të rritur përjetojnë osteoartrit dhe se çdo person mbi 50 vjeç rrezikon më shumë nga artriti dhe osteoporoza. Në një studim të rastësishëm, 77% e grave pas menopauzës raportuan dhimbje kyçesh.

A marrim mjaftueshëm kalcium?

Sipas Nitzkorski, shumica e njerëzve nuk konsumojnë mjaftueshëm kalcium, që është thelbësor jo vetëm për kockat dhe dhëmbët, por edhe për funksionin e zemrës, muskujve dhe nervave. Kur trupi nuk merr mjaftueshëm kalcium nga ushqimi, ai e merr atë nga rezervat në skelet, duke e dobësuar atë. Kalciumi është i rëndësishëm në çdo moshë, por sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës kur ndërtohet masa kockore. Megjithatë, edhe në moshën 60+, marrja e duhur ndihmon në përmirësimin e shëndetit të kockave.

A llogaritet kalciumi nga qumështi në kafe?

Po! Sipas Nitzkorski, nëse e konsumoni qumështin në kafe, ai sërish llogaritet si kalcium i vlefshëm. Edhe pse kafeina mbi 300 mg në ditë mund të ndikojë në përthithjen e kalciumit, kjo sasi është më e lartë se ajo që marrim zakonisht,  një filxhan kafe ka rreth 100 mg, ndërsa një dopio espresso ka rreth 140 mg. Wittstein thekson se qumështi  qoftë ai i lopës apo vegjetal i fortifikuar  është burim i mirë i vitaminës D, e cila ndihmon në forcimin e kockave dhe në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve. Doza e rekomanduar është 2,000 IU në ditë. Për më tepër, kafeja është e pasur me antioksidantë me veti anti-inflamatore, si polifenoli quercetin. Ajo shton se preferon të shtojë kanellë në kafe për efektin shtesë anti-inflamator dhe për të ndihmuar në kontrollin e glukozës. Gjithashtu, sugjeron shtimin e proteinës whey — që përmban aminoacide të nevojshme për ndërtimin e muskujve, apo suplemente kolagjeni, që mund të ndihmojnë në përmirësimin e densitetit të kockave dhe reduktimin e dhimbjes në kyçe.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0