A e po e dëmton AI mendimin kritik dhe përqendrimin tek të rinjtë? Ekspertët dhe mësuesit japin alarmin - Business Magazine Albania

A e po e dëmton AI mendimin kritik dhe përqendrimin tek të rinjtë? Ekspertët dhe mësuesit japin alarmin

A e po e dëmton AI mendimin kritik dhe përqendrimin tek të rinjtë? Ekspertët dhe mësuesit japin alarmin

Përdorimi i inteligjencës artificiale nga nxënësit dhe studentët për të përgatitur detyra shkollore është kthyer në një shqetësim të madh për edukatorët. Një studim i ri i MIT sugjeron se përdorimi i shpeshtë i AI, si ChatGPT, po ndikon negativisht në aftësitë e të menduarit kritik dhe angazhimin mendor gjatë procesit të të mësuarit.

Studimi analizoi sjelljen dhe aktivitetin cerebral të një grupi pjesëmarrësish të ndarë në tre kategori: ata që përdorën ChatGPT, ata që kërkuan informacion në Google, dhe ata që punuan pa ndihmë teknologjike. Rezultatet treguan se përdoruesit e AI kishin angazhimin më të ulët të trurit, nivele të ulëta përqendrimi dhe më pak kreativitet. Me kalimin e kohës, këta individë shfaqën prirje për të kopjuar e ngjitur materiale të gatshme, duke humbur lidhjen me procesin e të menduarit dhe të të mësuarit.

Lexo edhe:Porto bën një ndryshim thelbësor në jetën e natës!

Mësues të nivelit të mesëm dhe universitar konfirmojnë këtë prirje në përditshmërinë e tyre. Shumë prej tyre vërejnë një rënie të ndjeshme të aftësive për të analizuar, strukturuar mendimet dhe zhvilluar argumente origjinale. Shkrimet e nxënësve përshkruhen gjithnjë e më shpesh si “të ftohta” dhe “pa shpirt”.

Sipas psikologëve dhe studiuesve, ky fenomen është pjesë e një prirjeje më të gjerë të rënies së performancës akademike, të ndikuar jo vetëm nga AI, por edhe nga përdorimi i tepruar i telefonave inteligjentë, rrjeteve sociale dhe pasojat e izolimit gjatë pandemisë.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet me politika edukative që nxisin mendimin kritik dhe përdorimin e vetëdijshëm të teknologjisë, kjo rënie do të thellohet, duke ndikuar jo vetëm në performancën akademike por edhe në zhvillimin kognitiv afatgjatë të brezave të rinj.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0