Porto bën një ndryshim thelbësor në jetën e natës! - Business Magazine Albania

Porto bën një ndryshim thelbësor në jetën e natës!

Porto bën një ndryshim thelbësor në jetën e natës!

Që nga e mërkura, 25 qershor, qyteti i Portos nis zbatimin e ndalimit të shitjes së alkoolit gjatë natës jashtë bareve dhe restoranteve, në përpjekje për të frenuar fenomenin e konsumit të pijeve në rrugë, i njohur si botellon.

Në netët e verës, rrugët e qytetit gumëzhijnë nga të rinjtë me gota në dorë, të ulur nëpër trotuare, duke biseduar e dëgjuar muzikë. Kjo atmosferë spontane, e ngjashme me kulturën spanjolle të pirjes në publik, ka qenë pjesë e imazhit të Portos për turistët. Por për shumë banorë, është kthyer në shqetësim.

Autoritetet vendore kanë vendosur që nga ora 21:00 deri në 08:00 të mëngjesit të ndalojnë shitjen e alkoolit në supermarkete, dyqane ushqimore, punishte vere dhe dyqane suveniresh, të paktën në zonën e quajtur “Zona e Kufizimit”, që përfshin qendrën historike dhe zonat kryesore të jetës së natës, përfshirë Rua da Galeria de Paris. Brenda këtij kufiri, vetëm baret, kafenetë, restorantet dhe klubet e natës do të lejohen të shesin alkool në oraret e natës.

Kryebashkiaku i Portos ka deklaruar se gjobat e deritanishme nuk kanë pasur rezultat, pasi për shumë biznese “ia vlente të paguanin gjobën e ulët sesa të respektonin rregullin.” Ndaj, autoritetet do të kenë të drejtë të mbyllin menjëherë përkohësisht çdo subjekt që shkel ndalimin.

Lexo edhe:“Think Big” në Green Coast Hotel | MGallery Collection – Hoteli që po ndryshon turizmin elitar në Shqipëri!

Por jo të gjithë besojnë se masa do të japë rezultat. Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Diskove të Portos, Miguel Camões, ka thënë se problemi i botellon shpesh lidhet me pije, që njerëzit i sjellin nga shtëpia ose i blejnë gjatë ditës, jo me shitjen nga lokalet. Ai sugjeron ndalime më të përgjithshme për konsum në publik, pavarësisht burimit të pijes.

Kritika ka edhe nga kreu i Shoqatës Kombëtare të Bareve dhe Diskove, Ricardo Tavares, i cili e cilëson masën “të pamatur” dhe jo praktike. Për ata që duan të shijojnë ende atmosferën plot gjallëri të Portos, një zgjidhje e thjeshtë: zhvendosuni nga rruga në ndonjë nga baret e shumta të qytetit, për momentin, ato nuk preken nga ndalimi.

Time Out

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0