Shkencëtarët prodhojnë paracetamol nga mbetjet plastike - Business Magazine Albania

Shkencëtarët prodhojnë paracetamol nga mbetjet plastike

Në një përparim që kombinon inovacionin biologjik dhe kimik me qëllime mjedisore, shkencëtarët kanë arritur të shndërrojnë mbetjet plastike në paracetamol, përmes përdorimit të baktereve të modifikuara gjenetikisht. Një ekip studiuesish nga Universiteti i Edinburgut, i udhëhequr nga Prof. Stephen Wallace, ka zbuluar se një lloj i modifikuar i bakterit E. coli mund të shndërrojë materiale që burojnë nga plastika PET – e pranishme zakonisht në shishet e ujit dhe ambalazhet ushqimore – në PABA, një përbërës i nevojshëm për prodhimin e paracetamolit.“Shumë pak njerëz e dinë se paracetamoli prodhohet aktualisht nga derivatet e naftës,” thotë Wallace. “Ajo që kemi treguar për herë të parë është se duke bashkuar kiminë me biologjinë, mund të krijojmë paracetamol në mënyrë më të qëndrueshme, duke reduktuar në të njëjtën kohë ndotjen nga plastika.”

Një zbulim i padukshëm në natyrë
Zbulimi i studiuesve, i publikuar në revistën Nature Chemistry, bazohet në një reaksion kimik të quajtur riorganizimi i Lossen, një proces që nuk është parë më parë në natyrë, por që rezultoi të ishte i pranueshëm në prezencën e qelizave të gjalla – diçka që e hap rrugën për përdorime të reja bioteknologjike.

Fillimisht, ekipi konvertoi plastikën PET në një material të ri përmes metodash të qëndrueshme kimike. Kur ky material u inkubua me një lloj të padëmshëm të E. coli, ai u transformua në PABA – një përbërës që zakonisht ndihmon bakteret të prodhojnë ADN, por që në këtë rast nuk u prodhua përmes rrugëve natyrore brenda qelizës. Në vend të kësaj, bakteri, i modifikuar për të bllokuar rrugët e zakonshme të sintezës, ishte “i detyruar” të përdorte materialin plastik.

Lexo edhe: Elon Musk: Neuralink do t’u rikthejë shikimin të verbërve brenda një viti!

Riorganizimi i Lossen-it – zakonisht i mundësuar vetëm në kushte të vështira laboratorike – ndodhi në mënyrë spontane, i katalizuar nga fosfatet e pranishme në vetë bakterin, duke përforcuar idenë se qelizat mund të luajnë një rol aktiv në riciklimin e plastikës për qëllime mjekësore.

Nga PET-i në paracetamol, për më pak se 24 orë
Studiuesit shkuan një hap më tej: ata modifikuan më tej E. coli-n, duke i shtuar dy gjene, një nga kërpudhat dhe një tjetër nga bakteret e tokës  për të mundësuar shndërrimin e PABA-s në paracetamol.

Rezultatet ishin të jashtëzakonshme: procesi zgjati më pak se 24 orë, me emetime të ulëta dhe një prodhimtari deri në 92%. Edhe pse prodhimi në shkallë industriale kërkon ende punë të mëtejshme, ekipi beson se potenciali praktik është real.

“Për herë të parë, kemi ndërtuar një rrugë nga plastika e hedhur drejt një ilaçi të domosdoshëm si paracetamoli. Kjo nuk ishte e mundur më parë as vetëm me biologji, as vetëm me kimi,” thekson Wallace.

Përveç ndikimit në shëndetësi, ky zbulim mund të ofrojë një alternativë revolucionare për trajtimin e ndotjes nga plastika, duke e kthyer atë nga një problem i madh në një burim të vlefshëm mjekësor.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi.”
— Dr. Seuss
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0